Home / Lajme / Maqedoni / 504 vendvotime me shumë për zgjedhjet presidenciale

504 vendvotime me shumë për zgjedhjet presidenciale

06.02.2014… Në Maqedoni do të rriten vendvotimet për zgjedhet e ardhshme presidenciale, për shkak të rritjes së numrit të votuesve

Në Maqedoni do të rriten vendvotimet për zgjedhet e ardhshme presidenciale, për shkak të rritjes së numrit të votuesve.

Në përputhje me ndryshimnet e reja të Kodit zgjedhor, do të shtohen 504 vendvotime të reja, ashtu nga 2976 vendvotime, numri i tyre do të shkojë në 3480. Sipas nenit 165 të Kodit Zgjehdor, numri i votuesve në një vendvotim nuk mund të jetë më shumë se 1 mijë votues.

Përveç kësaj, në përfaqësit diplomatike dhe konsullore të Maqedonisë do të hapen edhe 47 vendvotime të tjera, për të votuar diaspora, pas thirrjeve që do të bëhen përmes mediave dhe thirrjeve publike. Diaspora për herë të parë do të ketë të drejtën për të votuar për presidentin e vendit.

Me këtë numër të vendvotime të diasporës që do të jenë në tre njësi zgjedhore të të votimit jashtë vendit si dhe 6 njësive zgjedhore që janë në Maqedoni, do të ketë gjithsjet 3528 vendvotime.

Shpërndarja e qytetarëve nëpër vendvotime është bërë në bashkëpunim me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Entit Shtetëror të Statistikave.

Nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi theksoi se komisioni po punon për shpërndarjen e votuesve dhe se përmes kësaj metodologjie do të mundësohet që të ketë një proces të rregullt dhe adekuat të votimit, ashtu që qytetarët brenda 12 orëve do të mund tërësisht të shfrytëzojnë të drejtën e votës pa pritje dhe vonesa.

“Vendvotime të reja do të ketë gati në tërë territorin e vendit. Më shumë vendvotime do të jenë në territorin e Shkupit, ndërsa vetëm në qytetin e Berovës qytetarët do të votojnë në vendvotimet e njejta, pa asnjë ndryshim.

Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në 504 vendvotimet shtesë do të jenë të zgjedhur 5040 persona të tjerë si pjesë e komisioneve. Në nivel të vendit në 80 komisione komunale zgjedhore dhe në njërin të qytetit të Shkupit, përfshirë të githa vendvotimet në vend do të jenë të angazhuar 36.090 anëtarë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *