Home / Lajme / Rajon / 6 të vdekur dhe 4 të plagosur në rrugën Kukës-Shishtavec

6 të vdekur dhe 4 të plagosur në rrugën Kukës-Shishtavec

08.02.2014…
Nga ngjarja 6 persona kanë humbur jeten dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ka ndodhur tek ura e Topojanit.

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth ores 06:40 të më ngjesit të sotëm në aksin Kukës-Shishtavec. Nga të dhënat paraprake dyshohet se një furgon i linjës ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë prej më tepër se 100 metra. Në furgon mësohet se kanë qenë 10 persona të cilët po udhëtonin nga Shishtaveci drejt qytetit te Kukësit.

Nga ngjarja 6 persona kanë humbur jeten dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ka ndodhur tek ura e Topojanit. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe dy helikopterë të cilët do të transportojnë të plagosurit drejt Tiranës.

Nga policia bëhet me dije se në humnerë ka rënë furgoni me targë AA870FY. Shkak dyshohet te kete qene shpejtesia tej normave te lejuara.

Policia bën me dije se në aksident kanë humbur jetën Feim Biba, Zykri Shehu, Zaim Karanxha, Bashkim Çuni dhe Linda Çuni. Shefi i Urgjencës së spitalit të Kuksit Astrit Tota bën me dije se në ambientet e këtij spitali ndodhet tre persona që kanë humbur jetën, Bashkim Çuni, Linda Çuni dhe Mihlete Sahani kjo e fundit ka humbur jetën vetëm pak minuta më parë. Tota theksoi se një nga viktimat, Linda Çuni ishte shtatzanë. Raportohet se mes viktimave është edhe drejtuesi i furgonit.

Gjendja shendetesore personave të plagosur mësohet se është e rëndë. Të plagosurit pritet të mbërrijnë në Spitalin Ushtarak. Nga ky spital deklarohet se helikopterët janë nisur për të sjellë dy prej të plagosurve.

Roja i njërit prej Hodrocentraleve aty pranë ka parë që furgoni të dalë nga rruga dhe është përplasur disa herë nëpër shkëmbinj për shkak të terrenit shumë të thyer. Ai ka lajmëruar edhe policinë për aksidentin.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *