Home / Lajme / Maqedoni / 8 vozitës dënohen duke vozitur në gjendje të dehur (VIDEO)

8 vozitës dënohen duke vozitur në gjendje të dehur (VIDEO)

Tetovë, 16 shkurt – 8 vozitës të cilët kanë vozitur nën ndikim të alkoolit janë zbuluar mbrëmë gjatë aksionit policor që është realizuar mes orës 23 dhe 4 pas mesnate nëpër rrugët e qytetit të Tetovës.

Gjithsej janë kontrolluar 76 vozitës ndërsa të 53 është kryer alkootesti njofton zëdhënësi I SPB Tetovë Marjan Josifovski. Të gjithë 8 personat te të cilët është vërtetuar se kanë vozitur nën ndikim të alkoolit do të përballen me dënim prej 300 deri 500 euro në kundërvlerë me denarë varësisht prej sasisë së alkoolit, gjithashtu do të dënohen me marrje të lejes për vozitje tha Josifovski. Pas kontrollit janë hasur edhe 19 shkelje të tjera të ligjit ku te 6 kanë vozitur me regjistrim të skaduar, te 3 raste janë hasur folija të zeza pa leje adekuate, 2 raste nuk u janë bindur urdhrave të zyrtarëve policor etj. Për këto lloj kundërvajtjesh janë përgatitur 26 fletëpagesa dhe 1 thirrje për pagesë të dënimit. Josifovski bën të ditur se këto lloj aktivitetesh do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *