Home / Lajme / Rajon / AAK: Mustafa iu nënshtrua Thaçit

AAK: Mustafa iu nënshtrua Thaçit

24 shkurt-0AAK-ja do të vazhdoj betejën për nënshkrimin e mocionit për rrëzimin e qeverisë nga partitë opozitare dhe nga secili deputet veç e veç, dhe presim se do të ketë reflektim më të madh rreth kësaj çështje”, ka thënë Ramadani për Telegrafin.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se është e pakuptueshme mbështetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, në kohën kur gjithçka është rrokullisur.

Sipas tij, ky është momenti më i përshtatshëm për rrëzimin e kësaj Qeverie.

“Thaçi e ka nënshtruar Mustafën, njëjtë sikurse në vitin 2011, duke e përdorur atë si mjet për t’ia zgjatur jetën qeverisë së tij. Sigurisht, të parin e LDK-së do ta shohin duke thënë se është nënshtruar nga Thaçi.

AAK-ja do të vazhdoj betejën për nënshkrimin e mocionit për rrëzimin e qeverisë nga partitë opozitare dhe nga secili deputet veç e veç, dhe presim se do të ketë reflektim më të madh rreth kësaj çështje”, ka thënë Ramadani për Telegrafin.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar për media se takimi i zhvilluar në mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë kryekëput për datën e zgjedhjeve. “Ne kemi kërkuar që data e mbajtjes së zgjedhjeve të jetë 8 qershori, apo më së largu 15 qershor. Kryeministri Thaçi është pajtuar në parim”, ka thënë ai./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *