Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti besnik idesë për president konsensual (VIDEO)

Ahmeti besnik idesë për president konsensual (VIDEO)

Tetovë, 18 shkurt – Kryetari Ahmeti ritheksoi qëndrimin vizionar të Bashkimit Demokratik për Integrim zgjedhjen e një Presidenti të pranueshëm për dy komunitet shumicë në këtë vend i cili do të përfaqësonte të gjithë qytetarët e venndit si dhe do të angazhoheshte drejtpërdrejt për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, ka pritur z. Mat Stafanson, Ambasador i Suedisë në Maqedoni.

Ambasadori i Suedisë theksoi që vendi i tij është mik shumë i madh i Maqedonisë dhe shpreson që sa më shpejt ta sheh vendin tonë të integruar në strukturat EuroAtlantike.

Ambasadori shprehu interesim rreth proceseve integruese të vendit, zgjedhjeve presidenciale si dhe rreth paralajmërimëve për zgjedhje eventuale të parakohëshme parlamentare.

Kryetari Ahmeti foli kryesisht rreth nevojës për zgjidhje të çështjes së emrit si pengesë kryesore për integrimin në NATO dhe BE dhe theksoi urgjencën për angazhim të drejtpërdrejt të vendeve anëtare të BE si dhe SHBA në lehtësimin e arritjes së kompromisit me fqiun tonë Greqinë.

Kryetari Ahmeti ritheksoi qëndrimin vizionar të Bashkimit Demokratik për Integrim zgjedhjen e një Presidenti të pranueshëm për dy komunitet shumicë në këtë vend i cili do të përfaqësonte të gjithë qytetarët e venndit si dhe do të angazhoheshte drejtpërdrejt për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Kryetari Ahmeti theksoi që Bashkimi Demokratik për Integrim do ti mbetet besnik përcaktimit për arritjen e një zgjidhjeje konsensuale për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Në lidhje me zgjedhjet eventuale të parakohëshme parlamentare, Kryetari Ahmeti foli rreth angazhimeve të shumta të të gjitha strukturave të BDI dhe mobilizimin maksimal drejt shqyrtimint të situatës së krijuar dhe sjelljen e vendimit të duhur, por nënvizoi gatishmërinë e partisë që në çdo kohë të të hyjë në proces zgjedhor. Cili do që të jetë vendimi i Bashkimit Demokratik për Integrim, ai vendim do të jetë në të mirën e vendit dhe të qytetarëve si dhe në përputhje me përpjekjet për integrim sa më të shpejtë EuroAtlantik të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *