Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti dhe Thaçi në takim me Kristian Danielson (VIDEO)

Ahmeti dhe Thaçi në takim me Kristian Danielson (VIDEO)

Shkup, 07 shkurt – Liderët e dy partive politike shqiptare PDSH-së dhe BDI-së gjegjësisht Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti, sot kanë realizuar takime të veçanta me drejtorin e Drejtorisë për Zgjërim të Komisionit Evropian Kristian Danielson.

Ai ka thënë se deri sot nuk kemi afrim të pozicioneve.

“Ne nuk tërhiqemi nga kjo ide për të pasur një kandidat koncensual dhe se për këtë kemi informuar opinionin dhe partnerin e koalicionit”, theksoi Ahmeti, pas takimit që ka zhvilluar me drejtorin e Drejtorisë për Zgjerim të Komisionit Evropian (KE), Kristian Danielson.

Lidhur me mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve presidenciale, Ahmeti theksoi se të gjitha opsionet janë në tryezë dhe për to diskutohet në të gjitha organet e partisë.

“I bëjmë të gjitha analizat e detajuara për situatën, analizojmë edhe veprimet që do ët ndërmerren në të ardhmen. Pa marrë përsyshë se a do ët jenë veprime politike apo të tjera, me rendësi është që të debllokohen aspiratat euroatlantike”, tha Ali Ahmeti.

Ai e vlerësoi takimin me Danielson si shumë të rëndësishëm, në të cilën është biseduar për shumë çështje që kanë të bëjnë me rrugën e Maqedonisë drejtë Bashkimit Evropian.

“Vlerësuam se ka disa hapa pozitiv që janë bërë siç është Ligji zgjedhorë dhe Ligji për media, njëkohësisht biseduam për de bllokimin e proceseve euro integruese të vendit si deh zgjidhjen e çështjes së emrit”, tha Ahmeti.

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi thotë se propozimi i BDI-së për gjetjen e një kandidati konsensual për president është çështje “virtuale dhe joserioze”, pasi nëse ka nevojë për konsensus, ai duhet të jetë në Qeveri kur dihet se ai është institucioni që shqiptarëve iu bënë dëm sistematikisht.

“Po të dojë dikush seriozisht të bisedojë me ne për këto çështje, ne jemi të gatshëm ashtu siç i kam thënë edhe zotëri Ahmetit që ne të vendosim para nesh një platformë, prioriteti çështja e integrimeve, dy ndarja e drejtë dhe proporcionale e buxhetit, tre zyrtarizmi i tërësishëm i gjuhës shqipe dhe katër ngritja e mekanizmit të konsensusit të pjesshëm të Badenterit në Parlament me konsensus të plotë, të tjerat besoni janë shumë të lehta’, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së, pas takimit me drejtorin për Zgjerim në BE, Kristijan Danielson.

PDSH-ja theksoi se nëse nuk do të ketë kandidat presidencial të sajin, qytetarët nuk do të thirren për bojkot, por janë të lirë të shprehin vullnetarisht të drejtën e tyre të votës.

Sa i përket Listës Zgjedhore, Thaçi ka thënë se ajo nuk është i saktë sepse ende nuk ka regjistrim të popullsisë. “Ne kemi problem të madh në disa vendbanime ku humbim me një epilog skandaloz nga oponentët tanë dhe kjo është jodemokratike”, ka thënë Thaçi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *