Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: S’ka afrim të pozicioneve me VMRO-DPMNE për presidentin koncensual (VIDEO)

Ahmeti: S’ka afrim të pozicioneve me VMRO-DPMNE për presidentin koncensual (VIDEO)

7 shkurt-“I bëjmë të gjitha analizat e detajuara për situatën, analizojmë edhe veprimet që do ët ndërmerren në të ardhmen. Pa marrë përsyshë se a do ët jenë veprime politike apo të tjera, me rendësi është që të debllokohen aspiratat euroatlantike”, tha Ali Ahmeti.

Nuk ka përafrim të pozicioneve midis VMRO-DPMNE dhe BDI-së për kandidatin e propozuar koncensual për president, një propozim i bërë nga partia shqiptare BDI. Kjo u konfirmua sot edhe nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit që ka zhvilluar me drejtorin e Drejtorisë për Zgjerim të Komisionit Evropian (KE), Kristian Danielson.

“Deri sot nuk kemi afrim të pozicioneve me VMRO-DPMNE për kandidatin presidencial që do të jetë koncensual dhe i pranueshëm për të gjithë qytetarët e vendit. Ne nuk tërhiqemi nga kjo ide për të pasur një kandidat koncensual dhe se për këtë kemi informuar opinionin dhe partnerin e koalicionit”, theksoi Ahmeti.

Lidhur me mundësin e bojkotimit të zgjedhjeve presidenciale, Ahmeti theksoi se të gjitha opsionet janë në tryezë dhe për to diskutohet në të gjitha organet e partisë.

“I bëjmë të gjitha analizat e detajuara për situatën, analizojmë edhe veprimet që do ët ndërmerren në të ardhmen. Pa marrë përsyshë se a do ët jenë veprime politike apo të tjera, me rendësi është që të debllokohen aspiratat euroatlantike”, tha Ali Ahmeti.

Ai e vlerësoji takimin me Danielson si shumë të rëndësishëm, në të cilën është biseduar për shumë çështje që kanë të bëjnë me rrugën e Maqedonisë drejtë Bashkimit Evropian.

“Vlerësuam se ka disa hapa pozitiv që janë bërë siç është Ligji zgjedhorë dhe Ligji për media, njëkohësisht biseduam për de bllokimin e proceseve euro integruese të vendit si deh zgjidhjen e çështjes së emrit”, tha Ahmeti pas takimit me drejtorin e drejtorisë së Komisionit Evropian për zgjerim, Danielson.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *