Home / Lajme / Maqedoni / Aksion policor kundër duhanpirësve (VIDEO)

Aksion policor kundër duhanpirësve (VIDEO)

Tetovë, 08 shkurt – Pesë lokale shërbyese hotelierike janë mbyllur në rajonin e Tetovës nga ana e policisë dhe Drejtorisë së Ardhurave Publike. Aksioni i përbashkët u konfirmua nga zëdhënësi i SPB-së në rajonin e Tetovës, Marjan Josifovski.

Aksioni i mbylljes së dyqaneve ka ndodhur në rajonin e Tetovës, Reçicë të Vogël, Kamjan dhe Siniçan. Sipas Josifovski arsyet e mbylljes janë mosrespektimi i Ligjit për duhan dhe se operacioni është kryer mbrëmë nga ora 19 deri në ora 23.00.

“Përveç dënimit të shqiptuar ndaj pronarëve të lokaleve, janë dënuar edhe persona fizik që kanë shkelur ligjin për shkak të pirjen se duhanit dhe se ndaj tyre do të dërgohen dënimet. Nga ana e DAP janë konstatuar edhe lëshime të tjera dhe shkelje ligjore që do të sanksionohen në bazë të ligjit”, deklaroi Josifovski.

Ky është kontrolli i katër i realizuar gjatë javëve të fundit në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, me arsyetimet për kontrolle të lokaleve ku nuk respektohet ndalimi i duhanit. Dënimet për lokalet do të jenë prej 2.000 deri 4.500 euro, ndërsa për personat fizik prej 150 eurove.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *