Home / Lajme / Maqedoni / Aksion policor në Bit Pazar, arrestohen 5 shqiptarë

Aksion policor në Bit Pazar, arrestohen 5 shqiptarë

Shkup, 08 shkurt – Policia ka arrestuar 5 persona për incidentin që ndodhi në fund të dhjetorit në Bit Pazar. Personat e arrestuar ngarkohen se kanë ushtruar dhunë ndaj policisë.

Një person akuzohet se ka sulmuar me thikë një pjesëtar të policisë, ndërsa 4 të tjerë akuzohen se kanë penguar pjesëtarët e policisë të kryejnë detyrën e tyre. Gati dy muaj pas këtij incidenti, policia për herë të parë flet për elementin e ri për therjen me thikë të një pjesëtari të policisë.

“Në turmë kanë qenë 8 të denoncuarit gjatë së cilës i dyshuari i parë fillimisht ka shtyrë me forcë pjesëtarin e policisë dhe më pas ka nxjerr shufër hekuri dhe ka goditur në këmbë. Që t’i kundërvihet sulmit nga i dyshuari i parë dhe turma e qytetarëve, pjesëtari i policisë ka shkrepur një plumb në ajër në shenjë paralajmërimi. Atëherë i dyshuari i parë ka nxjerr thikën dhe ka sulmuar policin pas çka ai ka shkrepur edhe dy plumba të tjerë në ajër që ta refuzoj sulmuesin dhe turmën”, tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB.

Me këtë rast, policia pas dy muajve arsyeton shkrepjen e plumbave në ajër nga ana e policisë. Kotevski madje tha se nuk ka bazë që të ngritet masë disiplinore ndaj këtij pjesëtari të policisë i cili ka shtënë në ajër.

“U realizua hetim për arsyeshmërinë e përdorimit të armës dhe tregova një pjesë të fakteve që janë konstatuar se pjesëtarët e policisë ishin objekt sulmi serioz. Dy prej tyre janë lënduar seriozisht, njëri është sulmuar me thikë ndërsa tjetri ka marr lëndime djegieje ashtu që nuk ka kurrfarë baze për ngritjen e procedurës disiplinore kundër pjesëtarëve të policisë që ishin lëndë e sulmit nga ana e dhunuesve”, u shpreh Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB.

Rasti ka ndodhur më 29 dhjetor gjatë një aksioni policor për të konfiskuar mjetet piroteknike. Pas rrëmujës së krijuar, sipas shitësve në Bit Pazar, në panik nga reagimi i tyre, një pjesëtar i Alfave kishte hapur zjarr në ajër me armë automatike në mes të Bit Pazarit.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *