Home / Lajme / Maqedoni / Aksioni policor ‘ Kanxha ‘ dridh Tetovën dhe Gostivarin (VIDEO)

Aksioni policor ‘ Kanxha ‘ dridh Tetovën dhe Gostivarin (VIDEO)

Tetovë, 23 Shkurt – Ministria e Punëve të Brendëshme në bashkëpunim me Drejtorinë e të Hyrave Publike të shtunën mbrëma ka realizuar njërin ndër aksione më të mëdha në objektet hotelerike dhe bastoret sportive në Tetovë dhe Gostivarë.

Ky aksion është realizuar me emrin e koduar “Kanxha” ku kanë marrë pjesë rreth 200 pjesëtarë të njësive të ndryshme të MPB-së. Qëllimi i aksionit ka qenë zbulimi i shtetaseve të huaja me qëndrim të parregulluar në Maqedoni të cilët kanë punuar Ilegalisht si këngëtare, valltare, kamariere, të cilët dyshohet se mund të jenë edhe viktima të tregtisë me njerëz, ndërsa qëllimi i realizimit të kontrollit në bastoret sportive ka qenë zbulimi i atyre që kryejnë këtë veprimtari pa liçencë si dhe kanë thyer ligjin për lojrat e fatit.

Objektet hotelerike të cilët ishin cak i kontrolleve në rajonin e Tetovës, kanë qenë Energji Klub, ish objekti hotelerik “Hilton” në Zhelinë, llovec, Korabi, Oriental As, dhe Baci. Si dhe Raven kastrioti, Bakardi, Bili, Bili 97, Alpa Mare dhe Nota në rajonin e Gostivarit. “Gjatë kontrollit në objektet hotelerik janë zbuluar 64 shtetase të huaja, prej të cilave 61 të gjinisë femërore dhe 3 meshkuj. Prej tyre, 58 femra dhe 3 meshkuj janë arrestuar dhe janë dërguar në Stacionet Policore në Tetovë dhe Gostivar dhe më pas të njejtëve do tju shqiptohet dënimi prej 1 deri në 3 vjet ndalesë hyrje në Maqedoni.

Krahas kësaj, janë legjitimuar edhe 391 shtetas të Maqedonisë, të cilët kanë qenë mysafirë në këto locale. Gjatë aksionit në dy objekte janë gjetur edhe konfiskuar dokumente të femrave të cilët nuk kanë qenë në locale në kohën e kontrolleve. Poashtu në dy objekte tek dy mysafirë janë gjetur dy pistoleta. Njëri prej personave ka thënë se është në procedurë e sipër për marrjen e lejes ndërsa pistoleta është marrë deri sa të vërtetohet se a është e saktë deklarata, kurse tjetri e ka poseduar me leje pistoletën. Në object tjetër gjatë kontrollit të një veture është gjetur dhe marrë një shkop prej druri dhe një thikë, kurse tek një person tjetër është gjetur edhe sasi e vogël e materies bimore dhe e njejta është marrë për analizë, njofton MPB-ja, transmeton Televizioni Koha. Dy personat janë dërguar në Stacionin policor në Gostivarë për procedurë të mëtejshme.

Ndërkaq, nga ana e Drejtorisë për të Hyra Publike ku është kryer kontroll janë konstatuar shkelje të ligjit për regjistrim të pagesës në kesh-mosdhënie të fletëpagesës fiskale dhe mosvendosje të arkës fiskale, me ç`rast janë shqiptuar dënime prej 750 euro për personat fizik dhe 2500 euro për subjektet juridike. Janë konstatuar edhe shkelje të ligjit për pierje të duhanit dhe ligjit për procedurë tatimore, ndërsa disa objekteve u është shqiptuar masa e mbylljes së lokalit prej 30 ditëve.

Në pjesën e bastoreve janë kryer kontrolle në “Zero Bet, Pica Long, Bet2dej, Kafe Klub 10, Bet 365, Euro Lloto, Bundes, Euro Shansa, Tam Beting dhe disa objekte nuk kanë pasur mbishkrime. Nga kontrollet e kryera në bastoret sportive në Tetovë dhe Gostivarë është konstatuar se punojnë në mënyrë të paligjshme, nuk kanë pasur liçenca për punë, ngase në 13 objekte vetëm bastorja Euro Gol ka pasur liçencë për punë. Në 12 bastore sportive nga ana e Drejtorisë për të hyra Publike janë konstatuar shkelje të ligjit dhe po aq vendime janë dhënë për ndalesë të punës. Janë legjitimuar 122 persona, ndërsa gjatë legjitimimit janë takuar edhe dy persona pas të cilëve ka pasur të lëshuar fletëarrest. Janë marrë 263 mijë denarë dhe 440 euro, 55 televizore, 29 kompjutora, dhe 20 monitora, 16 printer, 7 reziverë, tre lexues të talloneve, tre aparate fiskale dhe pajsije tjera, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendëshme në Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *