Home / Lajme / Maqedoni / Akuza dhe kundërakuza mes Osmanit dhe Bejtës (VIDEO)

Akuza dhe kundërakuza mes Osmanit dhe Bejtës (VIDEO)

Gostivar, 07 shkurt – Rruga Lazar Lazareski në Gostivarë sipas dokumentacionit është realizuar brenda 1 dite që e ka kuptimin se rruga ka filluar të realizohet para se të përfundonte procedura për furnizime publike.

Kjo është një ndër akuzuat që këshilltari i RDK-së Vesel Mehmeti sot gjatë një pres konference me gazetarë i ka bërë në adresë të kryetarit të komunës së Gostivarit Nevzat Bejata për keqpërdorim të mjeteve të Komunës së Gostivarit.

Ndërkaq nga kabineti i Nevzat Bejtës u përgjigjën me kundërakuzë se përderisa Rufi Osmani ishte kryetar komune blente nga Rufiu pronar i firmës “Rufi Dooel”. Këto kundërakuza i bëri shefi i kabinetit të Nevzat Bejtës Bashkim Asani.

Nga ana e RDK-së njoftuan se tashmë kanë ngritur edhe 8 padi penale kundër kryetarit të komunës së Gostivarit Nevzat Bejata.

Nga ana e Nevzat Bejtës deri më tash nuk është inicuar asnjë padi penale, tha Asani.

Nga komuna e Gostivarit nënvizuan se në të ardhmen nuk do të merren me akuzat që vijnë në adresë të tyre nga partia e Osmanit.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *