Home / Lajme / Maqedoni / Alarm i rrejshëm për bombë në shkollën Bratsvo Migjeni (VIDEO)

Alarm i rrejshëm për bombë në shkollën Bratsvo Migjeni (VIDEO)

Tetovë, 12 shkurt – Policia njofton se një person me shifrën “i Çmenduri i retarduar”, kishte dërguar email me këtë përmbajtje.
“Të nderuar, në shkollë është vendosur një bombë e cila do të aktivizohet në rast se nuk më jepni 100 mijë denarë. Paratë kërkoj ti leni pas drurit në anën e majtë të oborrit të shkollës.Koha është e shkurtër”, shkruante kërcënuesi.

– Përfundon drama me kërcënim se do të aktivizohet bombë në shkollën fillore Bratsvo Migjeni në Tetovë nëse nuk i jepen 1500 euro njofton Televizioni Koha.

Zëdhënësi i policisë së Tetovës Marijan Josifovski ka deklaruar se kanë përfunduar kërkimet në hapësirat e shkollës dhe nuk është gjetur bombë, pas një emaili kërcënues që i është dërguar drejtoreshës dhe tetë profesorëve të kësaj shkolle.

Pasi kishin marrë këtë letër, drejtuesit e shkollës kishin njoftuar autoritetet dhe kanë nxjerrë nxënësit jashtë objektit.

‘U morëm vesh me drejtoreshën u lajmëruam në polici dhe i thash si do që të jetë ti tërheqim nxënësit deri sa të vijnë organet kompetente, pas largimit të nxënësve erdhi edhe policia special prej Shkupi dhe u konstatu se nuk është bombë.”

Në orët e paraditës policia ka evakuar nxënësit dhe të punësuarit dhe organet hetuese kanë kontrolluar hapësirat e shkollës me ç`rast nuk është gjetur asnjë mjet eksploziv duke konstatuar se alarmi ka qenë i rejshëm dhe mënjëherë pas kësaj ka vazhduar procesi mësimor. Policia njofton se një person me shifrën “i Çmenduri i retarduar”, kishte dërguar email me këtë përmbajtje.
“Të nderuar, në shkollë është vendosur një bombë e cila do të aktivizohet në rast se nuk më jepni 100 mijë denarë. Paratë kërkoj ti leni pas drurit në anën e majtë të oborrit të shkollës. Koha është e shkurtër”, shkruante kërcënuesi, njofton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *