Home / Lajme / Maqedoni / Alarmi me bombë për motive banale (VIDEO)

Alarmi me bombë për motive banale (VIDEO)

Tetovë, 13 shkurt – Pasi që vitin e kaluar nuk ishte realizuar një ekskurzion nga aan e shkollës, i revoltuar nga kjo, ish nxënësi i shkollës fillore Migjeni në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase kishte vendosur të hakmirret ndaj udhëheqësisë dhe arsimtarëve.

Kështu 14 vjeçari nga Tetova, përmes një emaili kishte kërcënuar autoritete e shkollës së nëse nuk i gjejnë 100 mijë denarë ai do të aktivizojë një bombë në shkollë. Këtë ai e ka thënë gjatë marrjes në pyetje pasi që ishte zbuluar se është dërguesi i emailit kërcënues nga ana e policisë. “Arsyet e tija për kërcënimin kanë qenë banale për shkak të mos realizimit të një eksukurzioni”, tha Marjan Josifovski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë. Josifovski tha se pas hetimeve të bëra është konstatuar se emailin kërcënues e kishte dërguar një 14 vjeçar nga Tetova dhe më pas ai bashkë me prindërit dhe puntorët social është ftuar për bisedë informative në praninë edhe të gjykatësit hetues. Në shtëpinë e tij është gjetur dhe marrë një kompjuter prej nga ku dyshohet të jetë dërguar emaili me nofkën “i Çmenduri i retarduar”.

Ndryshe, gjatë ditës së mërkurë pasi që në adresë të përgjegjëses së shkollës dhe tetë arsimtarëve kishte arritur një kërcënim se nëse nuk i jepen 100 mijë denarë do të aktivizohet një bombë në shkollën migjeni, në afërsi të qendrës sportive në Tetovë.

Policia e Tetovës kishte evakuar puntorët dhe nxëënsit dhe pas analizave ishte konstatuar se alarmi nuk ishte i vëretët. Policia punon në zbardhjen e rastit dhe pritet të ketë edhe masa në pajtim me ligjet lidhur me kërcënimin.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *