Home / Lajme / Rajon / Arrestohet djali i Ibrahim Rugovës

Arrestohet djali i Ibrahim Rugovës

Prishtinë, 05 shkurt – EULEX-i konfirmoi se në orët e mëngjesit ka filluar një operacion bastisje dhe arrestimi ndaj një grupi të pandehurish të cilët janë të dyshuar të jenë përfshirë në një grup kriminal që dyshohen për kryerjen e veprave penale të krimit të organizuar, mashtrimit dhe ushtrimit të ndikimit.

Avokati mbrojtës i Ukë Rugovës, Bajram Tmava ka deklaruar se ende nuk ka përfunduar bastisja në familjen Rugova. Ai tha si avokat deri në këtë fazë nuk ka asnjë provë që vërteton dyshimin e bazuar.

Tmava tha se në orët e hershme të mëngjesit policia e EULEX-it, sipas një urdhri të gjyqtares paraprake është duke bërë bastisjen e shtëpisë Rrugova.

“Unë jam ftuar gjithashtu nga z. Ukë Rugova në orët e hershme të mëngjesit në cilësinë e avokatit mbrojtës që të prezantoi në aktin e bastisjes. Nga policia e EULEX-it gjegjësisht nga personi që udhëheq bastisjen kam marr urdhrin e bastisjes në bazë të cilit kam mësuar se dyshohet për krim të organizuar mashtrim për ushtrim ndikimi dhe keqpërdorimin të autorizimit nga neni 422”, ka thënë ai, raporton KP.

Ai tha se deri tash nuk ka përfunduar akoma bastisja dhe mbetet të shihet pas bastisjes se cilat hapa procedural do të ndermirën.

I pyetur për dyshimet për shitblerjen e vizave, Tmava ka thënë se përveç dyshimit të bazuar në këtë fazë nuk mund të sqarohet pasi nuk ka asnjë provë që vërteton dyshimin e bazuar.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *