Home / Lajme / Botë / Arrestohet Subrata Roj (VIDEO)

Arrestohet Subrata Roj (VIDEO)

28 shkurt – Biznesmeni indian Subrata Roj është vënë nën pranga sot, pas vetë-dorëzimit në polici. Ai kërkohej me fletë-arrest nga gjykata supreme, në mënyrë që të jetë i pranishëm në seancën e radhës të procesit gjyqësor për mashtrime financiare, në vlerën e disa miliardë dollarëve ndaj afaristëve më të vegjël.

Djali i tij Sushanto Roj deklaroi pas arrestimit të të atit, se do ta vazhdojë betejën për lirimin, në mënyrë ligjore. “Subrata Roj për mua nuk është vetëm baba i mirë, por edhe patriot i cili kontribuoi shumë për vendin, në mënyra të ndryshme. Sot më dhemb, kur shoh se si po i shkatërrohet fama, dhe për këtë kërkoj mbështetje nga ju. Duke ditur se kemi filluar si organizatë biznesi, me përgjegjësi, me nivel të lartë etike e disipline, ne jemi të obliguar t’i përmbahemi ligjit në vendin tonë ashtu siç kemi bërë gjithmonë”, tha Sushanto Roj, djali i Subrata Rojit.

Në Qeverinë e Maqedonisë nuk ka komente për arrestimin e Subrata Rojit i cili paralajmëroi disa investime të mëdha në vend. Heshtje edhe nga Ministria e Financave, edhe pse ministri Zoran Stavreski ishte njëri nga promotorët kryesor të investimeve të Rojit. “Ne nuk kemi ndonjë paralajmërim për ndryshime, nga ato që janë kontraktuar më herët. Për detaje të tjera do ju kisha lutur të drejtoheni tek përfaqësia e Grupit “Sahara” në Shkup”, u shpreh Aleksandar Gjeorgjiev, Zëdhënës i Qeverisë.

Emri i Subrata Rojit u lidh me disa skandale në Indi, që në momentin e parë të paralajmërimit të investimeve të tij në Maqedoni. Atij iu ndalua braktisja e vendit, iu ngrinë një sërë pasurish, drejtorëve të kompanive të tiu iu sekuestruan pasaportat dhe së fundmi, u lëshua fletë-arresti ndaj Subrata Rojit. Ai u prit në Maqedoni me nderime të mëdha, duke premtuar investime në vlerë prej disa milionë eurosh. Subrata Roji paralajmëroi investime në kombinatin bujqësor Xhumajlija si dhe kompleks luksoz turistik në Ohër.

Nga firma përfaqësuese e Subrata Rojit në Maqedoni, thonë se arrestimi i tij nuk do ketë kurrfarë ndikimi ndaj investimeve të paralajmëruara në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Ishulli i Fazanëve që ndan dy shtete: Këtë vend të vogël e administron gjatë muaj Spanja dhe gjashtë tjerë Franca (Video)

Në provincën Baske, mes qytetit verior spanjoll Irun dhe atij jugperëndimor në Francë, Henda, rrjedh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *