Home / Lajme / Maqedoni / Arsimtarë maqedonas mësojnë nxënësit shqiptarë

Arsimtarë maqedonas mësojnë nxënësit shqiptarë

14 shkurt-Prindërit e rreth 160 nxënësve të paraleleve shqipe në shkollën periferike të Nigishtanit, kanë sensibilizuar së fundmi problemin e sikurse thonë, “punësimin arsimtarëve maqedonas në vend të arsimtarëve shqiptarë”.

Në dëm të nxënësve shqiptarë, ka një kohë të gjatë që nëpër shkollat e Maqedonisë punësohen arsimtarë maqedonas. Pra, që këta të fundit të sigurojë rroga apo fond të plotë të orëve të mësimit, nxënësit shqiptarë detyrohen të mësojnë me arsimtarë maqedonas, shkruan gazeta “Koha” në Shkup.

Sipas gazetës, edhe pse Ligji për arsim fillor dhe të mesëm është shumë i qartë në këtë drejtim dhe kërkon që mësimdhënësi të njeh domosdoshmërish gjuhën e nxënësit, kjo nuk e ka penguar aspak Gordana Nestorovska, ish-drejtoreshën e shkollës fillore “Joakim Kërçovski” që në shkollën periferike me të njëjtin emër në fshatin Nigishtan të angazhojë arsimtarë maqedonas në paralelet më mësim në gjuhën shqipe.

Nestorovska, ka disa ditë që ka mbaruar mandatin e drejtoreshës në shkollën “Joakim Kërçovski” me qendër në fshatin Vollkovë, mirëpo nuk kundërshton faktin se angazhimi i arsimtarëve maqedonas është caktuar në kohën e saj.

Madje, sipas saj, nuk është bërë asnjë shkelje ligjore. “Çfarë ka nevojë të njohë gjuhën e nxënësit arsimtari i lëndës së frëngjishtes”, thotë ajo duke u thirrur në faktin se edhe ashtu bëhet fjalë për gjuhë të huaj.

Prindërit e rreth 160 nxënësve të paraleleve shqipe në shkollën periferike të Nigishtanit, kanë sensibilizuar së fundmi problemin e sikurse thonë, “punësimin arsimtarëve maqedonas në vend të arsimtarëve shqiptarë”.

Kjo është shkolla e vetme e Komunës “Gjorçe Petrov” në Shkup ku ka paralele me nxënës shqiptarë. Mirëpo, edhe këtu në vend që mësimi të zhvillohet në gjuhën shqipe, për një pjesë të konsiderueshme të lëndëve punohet me mësimdhënës maqedonas edhe pse në kundërshtim me Ligjin. Për këtë problem, që sigurisht nuk është i vetmi në Maqedoni, zyrtarët shqiptarë të MASH-it asnjëherë nuk kanë ndërmarrë asgjë as për ta parandaluar dhe as për ta korrigjuar, edhe pse i ka në dorë të gjitha mekanizmat përkatës. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *