Home / Lajme / Maqedoni / Asnjë institucion i kulturës nuk është në pronësi të komunës (VIDEO)

Asnjë institucion i kulturës nuk është në pronësi të komunës (VIDEO)

Tetovë, 28 Shkurt – Komuna e Tetovës mundë të menaxhon vetëm me shkollat fillore dhe ato te mesme kurse me arsimin e lartë, mbrojtja sociale, shëndetësia, kultura ende janë nën kompetencë të pushtetit qendror.

Nga fazat e hershme të decentralizimit dhe ndarjes territoriale të vitit 2004, komuna e Tetovës menaxhon vetëm me shkollat fillore dhe ato të mesme, kurse arsimi i lartë, mbrojtja sociale, shëndetësia, kultura ende janë nën kompetencë të pushtetit qendror.

Ministri i Pushtetit Lokal Tahir Hani, thotë se në disa komuna ende institucionet e kulturës nuk kanë kaluar në menaxhim të komunëave.

Kërkesën e komunës së Tetovës që institucionet e kulturës të kalojnë në kompetencë të komunës e ka konfirmuar edhe Ministri Hani. Sipas tij, në të ardhmen do të ketë zhvillime intenzive që të arrihet ky synim.

Ndryshe, në Tetovë funksionojnë shumë institucione të kulturës, siç janë biblioteka, qendra për kulturë, galeria e arteve, disa muzej, të cilët ende menaxhohen nga pushteti qendror.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *