Home / Sport / Bayern s’di të ndalet, sërish +13

Bayern s’di të ndalet, sërish +13

Bayern Munchen riktheu diferencën prej 13 pikësh në krye të Bundesligës, teksa mposhtën 5-0 Eintracht Frankfurt ditën e diel.

Mario Mandzukic ishte pjesëmarrës aktiv në 2 golat e pjesës së parë të bavarezëve, fillimisht duke dhënë një asist me kokë për Mario Gotze, i cili shënoi në minutën e 11, e më pas duke luajtur rolin e ngatërrestarit në zonën e rreptësisë, përpara se Franck Ribery të përfitonte e të shënonte golin e dytë përpara vërshëllimës së 45-minutëshit të parë.

Arjen Robben dhe Dante ishin autorët e dy golave të tjerë, në mesin e pjesës së dytë, ndërkohë që kroati Mandzukic mbylli gjithçka 2 minuta para fundit të takimit, me golin e pestë për kampionët në fuqi në këtë takim.

Bayern çon numrin e ndeshjeve pa humbje në 44 të tilla, sa i përket takimeve në Bundesligë.

Bayer Leverkusen, që gjendet në vendin e dytë pavarësisht se ka humbur 5 ndeshje në këtë sezon, shkurtoi përkohësisht distancën me Bayern, pas fitores së arritur ndaj Stuttgart, ditën e shtunë.

Më herët, gjatë së dielës, Nurnberg siguroi fitoren e 2-të në po kaq takime gjatë vitit 2014, pasi mposhti 3-1 kryeqytetasit e Hertha Berlin. Për ekipin tjetër bavarez shënoi 2 gola Josip Drmic, i cili tashmë numëron 10 gola në kampionat dhe 4 në dy takimet e fundit. Hertha kishte kaluar e para në avantazh me Adrian Ramos

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *