Home / Lajme / Maqedoni / BDI apelin e fundit për VMRO-në për presidentin koncensual (VIDEO)

BDI apelin e fundit për VMRO-në për presidentin koncensual (VIDEO)

24 shkurt-“Kjo është thirrje e fundit për VMRO-në që të mendojë rreth këtij qëndirmi të BDI-së se nëse nuk pranohet koncepti i kandidatit konsenzual, BDI nuk do të merr pjesë në këto zgjedhje presidenciale. Më se paku që na duhet është një president që nuk pranohet nga një e treta e banorëve të Maqedonisë“, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani deklaroi se sot i dërgojnë thirrjen e fundit VMRO-DPMNE-së që të mendoj rreth qëndrimit për një kandidat koncensual për president.

“Kjo është thirrje e fundit për VMRO-në që të mendojë rreth këtij qëndirmi të BDI-së se nëse nuk pranohet koncepti i kandidatit konsenzual, BDI nuk do të merr pjesë në këto zgjedhje presidenciale. Më se paku që na duhet është një president që nuk pranohet nga një e treta e banorëve të Maqedonisë“, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, duke shtuar se ka pasur takime me VMRO-DPMNE, por nuk kanë arritur marrëveshje.

Osmani nënvizoi se mbeten pas qëndrimit të njohur se nëse nuk pranohet kandidati koncensual nga ana e VMRO-DPMNE, atëherë BDI nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale.

Sipas tij, për zgjedhjet e ardhshme partia e tij do të iniciojë ndryshim të Kushtetutës për ta zgjedhur kryetarin në Parlament.

Ai nuk komentoi iniciativën e PDSH-së e cila do të del me kandidat të vetin.

“Presim vendimin e tyre zyrtar, sidoqoftë ne nuk do të jemi pjesë e një procesi ku do të mbivotohet vullneti shqiptar ku ata janë vetëm aktorë për dhënien e një legjitimiteti të rrejshëm kurse vota e tyre nuk është vendimtare“, deklaroi zëdhënësi i BDI-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *