Home / Lajme / Maqedoni / BDI bojkoton zgjedhjet presidenciale, do kërkojë zgjedhje të parakohëshme (VIDEO)

BDI bojkoton zgjedhjet presidenciale, do kërkojë zgjedhje të parakohëshme (VIDEO)

Tetovë, 27 Shkurt – “Bdi, vendosi të mos garojë me kandidat të saj në zgjedhjet presidenciale, ti ftojë shqiptarët të mos përkrahin asnjërin nga kandidatët me çka do i jepnin legjitimitetin e rejshëm kryetarit të ardhshëm të vendit, njëkoësisht BDI vendosi që të bëjë fushatë aktive ku do të promovojë idenë dhe konceptin për president konsenzual deri në realizimin përfundimtar të saj. Grupi parlamnetar i BDI-së të dorëzojë në kuvend iniciativë për shpërndarjen e kësaj legjislature dhe të organizohen zgjedhje të parakohëshme parlamentare”, tha Ademi, njofton TV KOHA.

Bashkimi Demokratik për Integrim në një mbledhje të jashtëzakonshme ka vednosur që të bojkotojë zgjedhjet presidenciale dhe njëkohësisht do të parashtrojë iniciativë për shpërbërje të parlamentit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme.Vendimin e konfirmoi sekretari i BDI-së Abdilaqim Ademi, gjatë një pres konference sonte në selinë e BDI-së,njofton TV KOHA.

“Bdi, vendosi të mos garojë me kandidat të saj në zgjedhjet presidenciale , ti ftojë shqiptarët të mos përkrahin asnjërin nga kandidatët me çka do i jepnin legjitimitetin e rejshëm kryetarit të ardhshëm të vendit, njëkoësisht BDI vendosi që të bëjë fushatë aktive ku do të promovojë idenë dhe konceptin për president konsenzual deri në realizimin përfundimtar të saj. Grupi parlamnetar i BDI-së të dorëzojë në kuvend iniciativë për shpërndarjen e kësaj legjislature dhe të organizohen zgjedhje të parakohëshme parlamentare”, tha Ademi, njofton TV KOHA.

BDI, tha Ademi, vlerëson se Maqedonia si vend me demokraci në zhvillim i nevojitet vendimarrja me konsultime më të gjëra dhe gjithpërfshirëse, dijalog më thelbësor për temat me rëndësi të veçantë, por edhe konsenzus politik dhe etnik. “Këto parime janë edhe pjesë e Marrëveshjes së Ohërit dhe sistemit politiko-juridik që doli pas implementimit të Marrvëshjes. Andaj konsiderojmë se mbajtja e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare do të krijonte hapësirë për marrëveshje të re për bashkëqeverisje në të cilën do të hapen tema në interes të qytetarëve dhe vendit”, tha Ademi, transmeton TV KOHA.

Sipas tij, Bdi, fton të gjithë grupet parlamentare që ti bashkangjiten kësaj iniciative dhe të përkrahin propozimin tonë për miratimin e vendimit për shpërndarjen e këaj legjislature. Gjithashtu BDI-ja, u bën thirrje të gjithë faktorëve politik, shtetëror dhe qytetarëve që të japin kontributin e tyre për të organizuar zgjedhje të lira dhe demokratikem për të dëshmuar që jemi të aftë dhe kemi kapacitet për organizmin e tyre, deklaroi Ademi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *