Home / Lajme / Maqedoni / BDI formon shtab zgjedhor-bie në ujë opcioni për bojkot

BDI formon shtab zgjedhor-bie në ujë opcioni për bojkot

Tetovë, 16 shkurt – Duke vlerësuar se kjo situatë në këtë periudhë duhet të gjejë partinë më të organizuar, Bashkimi Demokratik për Integrim solli vendim për formimin e Shtabit Zgjedhor, ku për Shef të Shtabit Qendror Zgjedhor e emëroi sekretarin e Përgjithshëm të partisë, Abdilaqim Ademi. Me zgjedhjen e shtabit zgjedhor për zgjedhjet presidenciale si duket bie në ujë njëri nga pesë opcionet e BDI-së për bojkotim të zgjedhjeve presidenciale.

Në seancën e fundit të Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim, të mbajtur me 13 shkurt 2014 u analizua situata politike, veçanërisht pas shpllajes së zgjedhjeve Presidenciale.Bashkimi Demokratik për integrim edhe një herë e rikonfirmon qëndrimin e saj se kandidati konsenzual është një ofertë që ka për qëllim instalimin e një standarti të ri në vend dhe rritjen e besushmërisë së qytetarëve ndaj institucioneve. Gjithahstu kjo do të ndikonte edhe në legjitimitetin e Presidentit të vendit.Duke vlerësuar se kjo situatë në këtë periudhë duhet të gjejë partinë më të organizuar, Bashkimi Demokratik për Integrim solli vendim për formimin e Shtabit Zgjedhor, ku për Shef të Shtabit Qendror Zgjedhor e emëroi sekretarin e Përgjithshëm të partisë, Abdilaqim Ademi. BDI vlerëson se rregullshmëria dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike është obligim i shtetit, prandaj ne si parti në pushtet do të angazhohemi që ky obligim edhe të plotësohet, ashtu siç edhe ka qenë gjithmon kur BDI ka qenë në shumicën parlamentare.BDI falemenderon të gjithë anëtarësin dhe shqiptarët që e kanë përkrahur deri në këtë moment dhe në veçanti falemenderon për përkrahjen që i japin në këtë moment për idenë e zgjedhjes së Presidentit me konsenzus më të qërë në mes subjekteve politike dhe qytetarëve, thuhet ne nje kumtese te leshuar nga BDI-ja. Me zgjedhjen e shtabit zgjedhor për zgjedhjet presidenciale si duket bie në ujë njëri nga pesë opcionet e BDI-së për bojkotim të zgjedhjeve presidenciale.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *