Home / Lajme / Maqedoni / BDI-ja paralajmëron hapa konkrete për ndryshimin e modelit zgjedhor

BDI-ja paralajmëron hapa konkrete për ndryshimin e modelit zgjedhor

22 shkurt-2014- BDI-ja do të ndërmarë hapa konkrete për ndryshimin e modelit zgjedhor dhe ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit.

Dështimi i idesë së BDI-së, për të pasur një kandidat konsenzual në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ka bërë që kjo parti të kërkojë forma tjera për realizimin e kësaj ideje të të ardhme, duke përfshirë mundësin e rihapjes së kushtetutës për realizmin e ndryshimeve që do të mundësonin këtë.

BDI-ja do të ndërmarë hapa konkrete për ndryshimin e modelit zgjedhor dhe ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, deklaroi se BDI-ja nuk e përjashton mundësinë për hapjen e kushtetutës dhe ndërrimet kushtetuese që do të mundësonin ndryshimin e modelit zgjedhor.
Bujar Osmani vlerëson se në bazë të të gjitha analizave, në vend janë pjekur kushtet që presidenti i shtetit të zgjidhet në Parlament.

Kjo sipas Bujar Osmanit, do të tregojë konsekuencën e BDI-së, për realizimin e idesë për të pasur një president konsenzual të shtetit në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *