Home / Lajme / Maqedoni / BDI-ja refuzon bashkëveprimin me PDSH-në (VIDEO)

BDI-ja refuzon bashkëveprimin me PDSH-në (VIDEO)

19 Shkurt – Oferta e PDSH-së, nuk është në frymën e pluralizmit politik, një gjë të tillë nuk e lejojnë këto parime, sipas të cilëve çdo subjekt duhet të garojë me platformën e vetë”, tha Bujar Osmani

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, sot në një konferencë për shtyp, ka folur edhe për ofertën e PDSH-së, duke e konsideruar atë si një çështje e cila nuk është përputhje me frymën e pluralizmit politik.

“Oferta e PDSH-së, nuk është në frymën e pluralizmit politik, një gjë të tillë nuk e lejojnë këto parime, sipas të cilëve çdo subjekt duhet të garojë me platformën e vetë”, tha Bujar Osmani.

Sipas tij, BDI-ja është e gatshme të bisedojë me përfaqësues të PDSH-së vetëm për kornizën zgjedhore dhe kornizën e procesit integrues.

Ndryshe, dje kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi deklaroi, – “Është e pamundur që të jap përgjigje për shkak se kam vështirësi të mëdha për shkak se oponenti im politikë z.Ahmeti më ngjan si një mjegull e humbur, nuk ka asnjë pikë të kontaktit me realitetin. Për këtë arsye kam vendosur që sot të kërkoj direkt prej tij, prej z.Ahmetit që ai të del me qëndrim “A do ti bojkotojnë zgjedhjet presidenciale BDI-ja” dhe pastaj do ta dëgjojnë qëndrimin e Partisë Demokratike Shqiptare”.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *