Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Jozyrtarisht bojkot zgjedhjeve presidenciale (VIDEO)

BDI: Jozyrtarisht bojkot zgjedhjeve presidenciale (VIDEO)

10 shkurt – Edhe pse janë shpallur zgjedhjet presidenciale dhe ato duhet të mbahen më 13 prill, qëndrimet e partive politike janë të ndara. BDI disa muaj radhazi lansoi idenë e presidentit konsensual, PDSH-ja ka deklaruar se do të marrë pjesë në këto zgjedhje vetëm nëse paralelisht mbahen me zgjedhjet parlamentare.

Partitë e bllokut maqedonas ndaras janë në kërkim të kandidatëve të tyre duke mos dhënë asnjë shenjë për një kandidat për president i cili do të ishte i pranueshëm edhe për palën shqiptare.

Ideja e BDI-së për president konsensual nuk pranohet nga VMRO-DPMNE, të cilët kandidatin e tyre partiak do ta promvojnë në një konventë në fillim të muajit mars dhe për të arsyetuar dështimin e kësaj ideje jo zyrtarisht mësohet se kjo parti do ti bojkotojë zgjedhjet presidenciale jo vetëm kësaj radhe por edhe zgjedhjet e ardhëshme për president të Maqedonisë. Kjo ide ditë më parë është lansuar nga disa shoqata joqeveritare për ti bërë trysni VMRO-DPMNE-së që më në fund të pranojë idenë për një president të pranueshëm edhe për BDI-në. Zërat e tilla nga BDI-ja pasojnë pas deklaratës së djeshme të Gruevskit, i cili tha se nuk beson që shqiptarët mund të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale. Bojkotin e zgjedhjeve presidenciale, VMRO-ja e quan distancim nga të drejtat personale.“Mos pjesëmarrja në proceset demokratike është distancim nga të drejtat e tua. Po analizojmë thellë të gjitha situatat, sidomos qëndrimet e BDI-së rreth situatës politike”, tha Ilija Dimovski, VMRO DPMNE.

Mos pjesëmarrja e partive shqiptare në zgjedhjet presidenciale rrezikon dështimin e tyre, pasi vështirë se do të arrihej pragu prej 40% dalje në zgjedhje, i parashikuar me Kushtetutë. Në zgjedhjet e fundit presidenciale të vitit 2009, dalja në zgjedhje ishte në kufi të daljes së nevojshme për zgjedhjen e presidentit, me 42,6% pjesëmarrje në zgjedhje.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *