Home / Lajme / Maqedoni / BDI kërkon zgjedhje parlamentare, bojkot presidencialeve (VIDEO)

BDI kërkon zgjedhje parlamentare, bojkot presidencialeve (VIDEO)

26 shkurt – Ky qëndrim bëhet i ditur nga burime partiake të kësaj partie, e cila vendimin zyrtar do ta konfirmohet në mbledhjen e kryesisë qendrore në Tetovë. Kjo parti theksoi se presin se cili do të jetë vendimi i VMRO-DPMNE për presidentin koncensual dhe se në rast të zgjedhjes së një kandidature të njëanshme, atëherë do t`i bëhet thirrje shqiptarëve që të mos dalin në zgjedhjet presidenciale.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa do të vendos për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni.

Ky qëndrim bëhet i ditur nga burime partiake të kësaj partie, e cila vendimin zyrtar do ta konfirmohet në mbledhjen e kryesisë qendrore në Tetovë. Kjo parti theksoi se presin se cili do të jetë vendimi i VMRO-DPMNE për presidentin koncensual dhe se në rast të zgjedhjes së një kandidature të njëanshme, atëherë do t`i bëhet thirrje shqiptarëve që të mos dalin në zgjedhjet presidenciale.

“BDI do të vendos që ti bëjë thirrje votuesve shqiptarë që të mos votojnë për zgjedhjet presidenciale duke pasur parashysh faktin se VMRO-DPMNE nuk ka pranuar konceptin për president koncensual”, deklaroi zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani.

Ai theksoi se në mbledhjen e kryesisë qendrore sonte do të miratohet platforma e re politike, e cila do të përmbajë shumë mekanizma koncensual, që do të garantojnë votën e shqiptarëve dhe do t`i jepet vlerë më e madhe gjatë sjelljes së vendimeve.

Sipas tij, kjo platform do t`i ofrohet VMRO-DPMNE-së dhe në rast se ajo do të refuzohet, atëherë BDI do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *