Home / Lajme / Maqedoni / BDI sonte vendos për hapat e veprimit (VIDEO)

BDI sonte vendos për hapat e veprimit (VIDEO)

Tetovë, 13 shkurt – BDI-ja nuk do të lëviz asnjë milimetër nga ideja e saj për kandidat konsensual.

Lideri i saj Ali Ahmeti deklaroi se qëllimi i BDI-së është që t’i jep fund praktikës së deritanishme të presidentëve të njëanshëm të partive maqedonase, të cilët nuk përfaqësonin dhe nuk gëzonin vullnetin e shqiptarëve! Ahmeti tha se ende po pret që partitë politike, e sidomos VMRO-ja si përfaqësuese legjitime e maqedonasve, të reflektojë rreth idesë për kandidatin konsensual.“Ne e kemi hedhur idenë. Ideja ende është në tavolinë. Ne nuk do të bëjmë asnjë luhatje, asnjë lëvizje nga ideja jonë dhe presim që palët të reflektojnë. Vendit i duhet kandidat i pranueshëm për të gjithë. Njëherë e përgjithmonë, do të mbyllim një kapitull, që njëra palë gjithmonë kontestonte zgjedhjen e presidentit”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Në mbledhjen e sotme të kryesisë, BDI-ja do të marrë vendim përfundimtar rreth alternativave në rast të refuzimit të ofertës për kandidat konsensual. Mospjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale është përgjigjja më e mundshme e BDI-së, me të cilën ajo synon të zhvesh legjitimitetin e presidentit të njëanshëm të partive maqedonase. Gjithnjë i hapur mbetet edhe opsioni i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në rast se lëvizjet e partive qeverisëse për zgjedhjet presidenciale, komplikojnë marrëdhëniet e koalicionit.

Ndërkohë edhe sot zyrtarët e VMRO DPMNE-së kanë dhënë sinjale të qarta se kandidati për president do të jetë vendim i brendshëm i delegatëve të VMRO-së.

Partitë politike duhet që më së voni, më 13 mars, të dorëzojnë kandidaturat për zgjedhjet presidenciale. Nëse BDI-ja vendos të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 27 prill, duhet që Kuvendi të vetë-shpërndahet më së voni më 3 mars.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *