Home / Lajme / Maqedoni / BE nuk përkrah bojkotin

BE nuk përkrah bojkotin

14 shkurt-Ai këtë mesazh e ka bërë në konferencën me temën “Demokracia, sundimi i së drejtës dhe liria e mediave, kritere kyçe për përparimin drejt BE”, që po mbahet në Shkup. Hovit ka komentuar zërat e partive shqiptare për bojkotimin e mundshëm të zgjedhjeve presidenciale në rast se nuk do të arrihet marrëveshja rreth idesë për një kandidat koncensual mes etniteteve në Maqedoni

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Riçard Houit deklaroi sot në Shkup se Bashkimi Evropian (BE) nuk mbështet bojkotin e zgjedhjeve.

Ai këtë mesazh e ka bërë në konferencën me temën “Demokracia, sundimi i së drejtës dhe liria e mediave, kritere kyçe për përparimin drejt BE”, që po mbahet në Shkup. Hovit ka komentuar zërat e partive shqiptare për bojkotimin e mundshëm të zgjedhjeve presidenciale në rast se nuk do të arrihet marrëveshja rreth idesë për një kandidat koncensual mes etniteteve në Maqedoni.

“Parlamenti Evropian dhe grupi ynë në Parlamentin Evropian, asnjëherë nuk mbështet bojkot zgjedhjesh. Na pyesin se çfarë mendojmë për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, varësisht nga kandidatët që do zgjidhen. Unë nuk mund t’ju them partive publikisht se çfarë duhet të bëjnë dhe çfarë jo, sepse jam i sigurt se kjo do të përdoret nga politika e brendshme. Madje, ky nuk është pozicioni që dëshiron të marrë as Parlamenti apo Bashkimit Evropian. Por kur themi se ne dëshirojmë që të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhje, shpresoj se kjo porosi do të merret seriozisht”, deklaroi eurodeputeti britanik Hovit.

Ai përsëriti domosdoshmërinë e zgjidhjes së problemeve demokratike dhe sundimin e të drejtës.

Raportuesi i PE-së, Hovit prej dje po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup, për të diskutuar me autoritetet e vendit mbi zhvillimet e fundit politike, rezolutën për përparimin e Maqedonisë të miratuar javën e kaluar në Parlamentin Evropian si dhe për vizitën e javës së ardhshme në Shkup, të ministrit të jashtëm grek dhe kryesuesit të BE-së, Evangelos Venizelos. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *