Home / Lajme / Maqedoni / Bejta: Hetime ndërkombëtare për helimimet (VIDEO)

Bejta: Hetime ndërkombëtare për helimimet (VIDEO)

Gostivar, 20 Shkurt – “Ne do bëjmë çmos që ta nxjerrim të vërtetën në shesh me rastin e helmimit të fëmijëve tanë. Institucionet e shtetit e bëjnë të vetën, unë si kryetar komune përshëndes prononcimin e Prokurorit për rajonin e Gostivarit dhe prononcimin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, që hetimet vazhdojnë me rastin e helmimit të fëmijëve tanë”, tha kryetari Bejta.

Kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta në një prononcim për mediat foli për rastin e helmimit të nxënësve në Shkollën e Mesme Ekonomike “Gostivar”.

Kryetari Bejta tha se do të bëhet çmos që të del në shesh e vërteta rreth këtij rasti.

“Ne do bëjmë çmos që ta nxjerrim të vërtetën në shesh me rastin e helmimit të fëmijëve tanë. Institucionet e shtetit e bëjnë të vetën, unë si kryetar komune përshëndes prononcimin e Prokurorit për rajonin e Gostivarit dhe prononcimin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, që hetimet vazhdojnë me rastin e helmimit të fëmijëve tanë”, tha kryetari Bejta, duke i ftuar të gjitha partitë politike opozitare që të mos luajnë me ndjenjat e fëmijëve dhe të mos përdoret ky rast për përfitime politike.

“Nga ana tjetër, ju bëjmë më dije partive opozitare që për ta rritur autoritetin e tyre, të mos luajnë me ndjenjat e fëmijëve të qytetit të Gostivarit të cilët kanë qenë të helmuar”, tha kryetari Bejta.

Lidhur me rezultatet e publikuara nga ana e Mjekësisë Ligjore, kryetari Nevzat Bejta tha se të njëjtat do të dërgohen edhe në institucionet ndërkombëtare për tu vërtetuar se për çfarë helmimi bëhet fjalë

“Nëse ka dyshime për rezultatet nga Mjekësia Ligjore, ne do të marrim iniciativë që këto rezultate ti çojmë në institucionet laboratorike ndërkombëtare, për të vërtetuar se çfarë helmi ka qenë i përdorur me rastin e helmimit të fëmijëve të qytetit të Gostivarit dhe nuk do lejojmë që dikush të luaj me tragjedinë që u ka ndodhur fëmijëve të qytetit të Gostivarit”, tha kryetari Bejta.

Kryetari Bejta tha se në të ardhmen ne nuk do të lejojmë që dikush të na i helmoje fëmijët tanë në qytetin e Gostivarit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *