Home / Sport / Besart Ibraimi ftohet nga Gjurovski kundër Letonisë

Besart Ibraimi ftohet nga Gjurovski kundër Letonisë

“Nuk e di çka të thëm, edhe po edhe jo, por me lojërat e fundit që kam treguar mendoj se e kam pritur ftesën e selektorit Boshko Gjurovski”, tha Besart Ibraimi i cili është rikthyer në Kombëtare pas tre viteve të plota.

Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në elitën e futbollit qipriot, me skuadrën e E.N. Paralimniou, sulmuesi shqiptar, Besart Ibraimi ka marr ftesë që t’i bashkohet Kombëtares së Maqedonisë në futboll. Selektori i ekipit, Boshko Gjurovski, ka vendosur ta grumbulloj Ibraimin në skuadër për miqësoren e radhës që do ta luaj Maqedonia kundër Letonisë më 5 mars në Shkup.Lajmin e bën të ditur vet futbollisti gjatë një prononcimi ekskluziv për “Lajm”, duke theksuar se ftesën nga selektori Boshko Gjurovski e ka marrë para dy ditëve. Ai tha se, megjithatë, e ka pritur një ftesë të tillë pas ndeshjeve perfekte në klubin e ri.“Nuk e di çka të thëm, edhe po edhe jo, por me lojërat e fundit që kam treguar mendoj se e kam pritur ftesën e selektorit Boshko Gjurovski”,tha Ibraimi, i cili është rikthyer në Kombëtare pas tre viteve të plota. Ndeshja e tij e fundit me Maqedoninë ka qenë ajo me Malin e Zi. Ibraimi në pesë ndeshjet e fundit me Paralimniou ka shënuar 6 gola, gola këto që kanë shtuar interesimin e skuadrave të ndryshme nga Qipro, Belgjika dhe Greqia, të cilët janë futur në garë për ta parë në radhët e tyre futbollistin super në formë, Besart Ibraimi, i cili edhe sot shpërtheu me dy gola për Paralimniou në takimin kundër Arki-t.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *