Home / Lajme / Maqedoni / Bllok 82 e mbuluar nga hedhurinat (VIDEO)

Bllok 82 e mbuluar nga hedhurinat (VIDEO)

Tetovë, 28 Shkurt – Kontajniera të pastër por rreth e rrotull përplot me mbeturina. Kjo pamje është prezente në bllokun 82 në Tetovë.

Në një bllok ndërtesash ku janë të vendosura vetëm 4 kontonjer të cilët janë të pastra, nuk kanë mbeturina, por ambienti përreth është i pa pastër.

Mbeturina nga më të ndryshmet mund të gjenden aty. Kontajnierët të cilët janë në këtë bllok janë të pamjaftueshëm për këtë numër të madh të ndërtesave të cilët gjenden në këtë zonë.

Në njërën pjesë ka 4 kontajnier të cilët u shërbejnë 9 ndërtesave, ndërsa në pjesën tjetër ka 3 kontajnier të cilët u shërbejnë 7 ndërtesave.

Banorët në këtë lagje thonë se kjo mund të jetë edhe një papërgjegjësi e qytetarëve ndërsa shfaqin shqetësime për këtë situatë.

Aty rrotull shohësh fëmijë të cilët janë duke lozur për çdo ditë, por në të shumtën e rasteve të shoqëruar nga më të moshuarit ata kanë frrigë se mund të parqitet ndonjë epidemi. Në atë pjesë ku janë të hedhura mbeturinat mund të gjesh edhe kafshë të ngordhura dhe shumë mbeturina të llojeve të ndryshe.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *