Home / Sport / Brazili, jashtë Kaka’, Robinho dhe Hernanes

Brazili, jashtë Kaka’, Robinho dhe Hernanes

Është publikuar lista e lojtarëve brazilianë që luajnë në Europë të grumbulluar për miqësoren e 5 marsit ndaj Afrikës së Jugut dhe bie në sy se në këtë listë nuk ka asnjë lojtar nga Seria A. 

Luiz Felipe Scolari ka lënë jashtë emra si Kaka’, Robinho, Maicon dhe Hernanes, por ka sqaruar se kjo nuk do të thotë që ata do të mungojnë me siguri në Botëror.Gjithsesi, duket se është shumë e vështirë për dy lojtarët e Milanit të luajnë Kupën e Botës që do të zhvillohet në vendlindjen e tyre.

Lista e Seleçaos me lojtarët që luajnë në Europë është si më posht:
Portierë: Julio Cesar (QPR)
Mbrojtës: Thiago Silva (PSG), David Luiz (Chelsea), Dante (Bayern Munchen), Dani Alves (Barcelona), Rafinha (Bayern Munchen), Marcelo (Real Madrid)
Mesfushorë: Luiz Gustavo (Wolfsburg), Paulinho (Tottenham), Fernandinho (Manchester City), Ramires (Chelsea), Oscar (Chelsea), Willian (Chelsea)
Sulmues: Hulk (Zenit), Bernard (Shakhtar Donetsk), Neymar (Barcelona).

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *