Home / Lajme / Maqedoni / Burgim të përjetshëm për vrasjen e dy biznesmenëve nga Maqedonia

Burgim të përjetshëm për vrasjen e dy biznesmenëve nga Maqedonia

26 shkurt-Procesi gjyqësor filloi në nëntor 2012. Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2011, kur dy biznesmenët ishin thirrur në Itali për të firmosur një kontratë bashkëpunimi lidhur me tërheqjen e një kredie prej 26 milionë eurove.

Gjykata italiane në Bresha ka shqiptuar dënimin me burgim të përjetshëm për ish-karabinierin Luke Çerubini (41) lidhur me vrasjen e biznesmenëve nga Maqedonia, Ekrem Salija (45) dhe partnerin e tij Hristo Uzunov (42), ngjarja makabre që ndodhi në qershorin e vitit 2011 në afërsi të Breshas.

Por, për këtë vrasje akuzohen edhe Daniele Saravini (36), gjithashtu ish-polic dhe Andrea Volonji (39). Ndaj tyre zhvillohet procesi i ndarë gjyqësor, por që priten dënime të larta. Procesi gjyqësor filloi në nëntor 2012. Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2011, kur dy biznesmenët ishin thirrur në Itali për të firmosur një kontratë bashkëpunimi lidhur me tërheqjen e një kredie prej 26 milionë eurove.

Grupi kriminal i italianëve i kishte kërkuar 400 mijë euro biznesmenëve, të cilët kishin siguruar shumën dhe u kishin dhënë, ndërsa për këtë ata do t`i siguronin kredi 26 milionë euro, për ndërtimin e një qendre tregtare në Shkup. Por, ky plan ishte një mashtrim, që çoi në vrasjen e dy biznesmenëve nga Maqedonia. Ata u rrëmbyen në hotelin ku ishin strehuar dhe ishin dërguar në një mal, ku edhe janë ekzekutuar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *