Home / Lajme / Maqedoni / Cigaret do shtrenjtohen në Korrik (VIDEO)

Cigaret do shtrenjtohen në Korrik (VIDEO)

24 Shkurt – Prej në korrik të këtij viti një kuti cigare pritet të shtrenjtohet për rreth 4 denarë, ndërsa gjer në vitin 2023 pritet që çmimi i një kutie cigare të jetë më i lartë për 40 denarë në krahasim me çmimin e tanishëm.

Në pajtueshmëri me Rregulloret e reja për akciza të cigareve, rritet çmimi i kësaj “kënaqësie” për qytetarët e Maqedonisë. Sipas analizave të gazetës Dnevnik, nga 1 korriku i vitit 2014, norma për akcizë specifike dhe minimale do të rritet për 0,15 denarë për cigaret, ndërsa nga 1 korriku i 2016 duke përfunduar më 1 korrik të vitit 2023, kjo normë do të rritet për 0,20 denarë për çdo cigare.
Llogaritjet e gazetës tregojnë se çdo vit cigaret do të shtrenjtohen me mesatare prej 4 denarëve për kuti, që do të thotë deri në vitin 2023, një kuti cigare që sot shitet për 40 denarë do të kushtojë 90 denarë.
Me ndryshimet e Ligjit për akcizë të cilat janë në procedure parlamentare parashihet që prodhuesit dhe importuesit e duhanit të numërojnë rezervat në magazet e dhe tek distributorët dhe të llogaritin akcizën e re nga 1 korriku i këtij viti. Ata që nuk do të numërojnë rezervat e tyre mund të dënohen me gjoba prej 15.000 euro. Përkrah kësaj ata do të duhet të llogarisin akcizën e re të duhanit në ditën e rritjes së akcizave dhe nëse ajo në ditën e rritjes është më e madhe se akciza e paguar pullat kontrolluese të marra me kategori të çmimeve të ndryshme, janë të detyruar në bazë të vendimit të administratës doganore të paguajnë në afat prej 30 ditëve pas ditës së rritjes së akcizave.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *