Home / Lajme / Maqedoni / Dhjetera nxenes te helmuar ne Gostivar

Dhjetera nxenes te helmuar ne Gostivar

Ekskluzive Tv Koha 14.02.2014… Menjiherë rastet më të rënda janë derguar në spital, 11 prej tyre në spitalin klinik të Shkupit kurse 5 të tjerë trajtohen në spitalin e Gostivarit.

Reth 20 nxënës dhe arsimtar të hospitalizuar , dhjetëra të tjerë me simptome helmimi është bilansi I helmimit me një gaz ende të paidentifikuar sot në shkollën e mesme komunale në qytetin e Gostivarit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasditës kur në këtë shkollë e ndjekin mësimin nxënës të paraleleve shqiptare.Mesohet se reth ores 15.oo nje person i panjohur ne shkolle ka hudhur nje gaz kimik me permbajtje ende te panjohur.
Sipas burimeve Brenda shkollës thuhet se për një moment nxënësit kanë filluar të ndjejnë simptome të skuqjes së syve, vjellje e dhembje stomaku. Menjiherë rastet më të rënda janë derguar në spital, 11 prej tyre në spitalin klinik të Shkupit kurse 5 të tjerë trajtohen në spitalin e Gostivarit.
Në vend të ngjarjes përvec organeve kompetente menjiherë ka dalë edhe zëvendës ministri I punëve të brendshme Zemri Qamili dhe Kryetari I Gostivarit Nevzat Bejta, të cilët shprehën shqetësimin e tyre për rastin dhe premtuan se autorët do të zbulohen shumë shpejt. Kurse zëvendëskryeministri tha para gazetarëve se ka persona të dyshuar.
Tv Koha Tetove

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *