Home / Lajme / Maqedoni / Diaspora do të votojë më 12 prill

Diaspora do të votojë më 12 prill

Shkup, 6 shkurt – Në zgjedhjet presidenciale të 13 prillit, të drejtën e votës mund ta shfrytëzojnë edhe 68.000 qytetarë që jetojnë jashtë Maqedonisë. Diaspora do të votojë një ditë më herët, gjegjësisht më 12 prill.

Në seancën e djeshme të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) është konstatuar se zgjedhjet presidenciale do të kushtojnë mbi 245 milionë denarë ose 4 milionë euro.

Të drejtën e votës në diasporë do ta kenë të gjithë shtetasit e Maqedonisë të cilët me paraqitjen do ti parashtrojnë dokumentet përkatëse – pasaportë valide biometrike, leje për qëndrimin dhe leje për punën në vend. Fletëparaqitja – formular 30 është publikuar në ueb sajtin e KSHZ-së ose në ambasadat e përfaqësive konsullore.

Fletëparaqitjet duhet të dorëzohen më së voni deri më 2 mars. Votuesit do të regjistrohen në listë të posaçme zgjedhore. Diaspora do të votojë në përfaqësitë diplomatike-konsullore e Republikës së Maqedonisë në Evropë dhe Afrikë, në Amerikën Veriore dhe Jugore si dhe në Australi dhe Azi, si një njësi zgjedhore sipas modelit të shumicës.

Anëtarët e PDSH-së dhe BDI-së, në Komision, kërkuan ballina e Listës zgjedhore, si dhe pjesa e brendshme, pos në gjuhën maqedonase të botohet edhe në gjuhën shqipe. Në këtë reaguan anëtarët e VMRO-DPMNE-së, duke theksuar se me ligj është vërtetuar se lista zgjedhore duhet të jetë vetëm në gjuhën zyrtare – maqedonase. Anëtarët e KSHZ-së ndaj kësaj çështjeje kërkuan t’u parashtrohet mendim nga institucionet kompetente.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *