Home / Lajme / Maqedoni / Digjet makina e publicistit Kalosh Çeliku

Digjet makina e publicistit Kalosh Çeliku

21 shkurt-Policia ka evidentuar rastin duke theksuar se më 12 shkurt dhe rreth orës 04.00 të mëngjesit me një mjet të lëngshëm shpërthyes është djegur plotësisht makina e tipit “Sang Jong” në pronësi të 62 vjeçarit K.Ç.

Makina e shkrimtarit dhe publicistit, Kalosh Çeliku është djegur nga persona të panjohur pranë banesës së tij në lagjen Çair të Shkupit. Shkrimtari Çeliku ka hezituar të flasë dhe të denoncoj publikisht aktin e vënies së zjarrit të makinës së tij, por se ai ka shprehur shqetësimet e tij mbi këtë akt makabër që ndodhi në natën e 12 shkurtit rreth orëve të para të mëngjesit në një nga lagjet e Çairit në Shkup.

Shkrimtari i mirënjohur i satirës si kolumnist dhe opinionist i rregullt tek agjencia e lajmeve INA vazhdimisht ka përshkruar realitetin dhe devijimet në shoqërinë shqiptare në Maqedoni, duke prekur çështjet politike, të fundamentalizmit fetar dhe devijime të tjera.

Policia ka evidentuar rastin duke theksuar se më 12 shkurt dhe rreth orës 04.00 të mëngjesit me një mjet të lëngshëm shpërthyes është djegur plotësisht makina e tipit “Sang Jong” në pronësi të 62 vjeçarit K.Ç.

Agjencia e lajmeve INA apelon që organet e rendit të nxjerrin para drejtësisë aktorët e këtij akti makabër që rrezikon jetën e qytetarëve. Ndërsa i bëhet thirrje mediave shqiptare për solidarizim me shkrimtarin dhe publicistin Kalosh Çeliku.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *