Home / Lajme / Maqedoni / Dy tetovarë zihen per taksi veture (VIDEO)

Dy tetovarë zihen per taksi veture (VIDEO)

Tetovë, 10 shkurt – Një i lënduar është bilansi i një zënke banale mes dy tetovarëve. Sipas informacioneve të policisë, dy tetovarët janë zënë se kush i pari ka thirrë taksistin.

“24 vjeçari A.M nga Tetova, të dielën mbrëma ka denoncuar në polici se rreth orës 3 e 30 minuta duke dalë nga një lokal në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga E.N. 24 vjeçari me shokun e tij kanë thirrur një taksi veturë dhe pasi ka arritur E.N është afruar duke u thënë se taksi vetura është për atë ndërsa më pas zënka verbale ka kaluar në zënkë fizike me ç`rast E.N disa herë e ka goditur me mjet të fortë në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore. A.M me lëndime trupore me një veturë tjetër është dërguar në spitalin klinik në Tetovë dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore është lëshuar për kurim shtëpiak. Janë marrë aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit dhe më pas do të ketë edhe padi adekuate” informojnë nga policia e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *