Home / Lajme / Maqedoni / Dy viktima të tjera nga virusi i gripit në Shkup

Dy viktima të tjera nga virusi i gripit në Shkup

Shkup, 21 Shkurt – Edhe dy viktima janë shënuar sot nga virusi i gripit sezonal në Shkup.

Sipas Klinikës për sëmundje infektive deri tani numri i viktimave ka shkuar në shtatë, pas përhapjes masive të gripit sezonal që ka përfshirë vendin. Dy viktimat që kanë ndërruar jetë nga burrë e grua nga Shkup, një burrë 65 vjeç dhe një e moshuar 74 vjeçare. Ata më shumë se 10 ditë ishin shtrirë për trajtim në këtë klinikë për shkak të problemeve të frymëmarrjes. Në njoftimin e klinikës theksohet se dy pacientët kishin probleme frymëmarrjen, tensionin e gjakut, ftohje në mushkëri, diabet dhe simptoma të tjera.
Mjekët edhe përkundër terapisë së duhur dhe përpjekjeve për shpëtimin e tyre, gjatë ditës kanë ndërruar jetë. Në Klinikën për Sëmundje Infektive janë hospitalizuar 115 pacientë.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *