Home / Lajme / Maqedoni / Ekskluzive: Shpërthen një bombë në Tetovë në mesin e të lënduarve edhe fëmijë (VIDEO)

Ekskluzive: Shpërthen një bombë në Tetovë në mesin e të lënduarve edhe fëmijë (VIDEO)

Tetovë, 16 shkurt – Një bombë e prodhimit kinez ka shpërthyer sot në orët e pasditës në Tetovë, lagjen ku jetojnë popullatë me shumicë rome në rrugën 29 nëntori apo e njohur si legjeja e Krasniqëve, njofton Televizioni Koha.

Informatat e para janë se ka 5 persona të lënduar në mesin e të lënduarve edhe fëmijë, ndërsa dy vajza janë në gjendje të rëndë dhe luftojnë për jetën të cilët janë dërguar në Klinikat e Shkupit, ndërsa disa të tjerë kanë marrë lëndime të vogla dhe trajtohen në Spitalin e Tetovës.

Fillimisht të lënduarit janë mjekuar në spitalin klinik të Tetovës dhe më pas janë dërguar në Shkup. Ekipi i Televizionit Koha ka arritur në vendngjarje disa minuta pasi kishte shpërthyer bomba. Bomba ka shpërthyer në një shtëpi ku ka pasur edhe fëmijë dhe pjesëtarë të tjerë të familjes ndërsa banorët theksojnë se vetëm kanë dëgjuar një detonim të fuqishëm. Ende nuk dihet se a bëhet fjalë për ndnjë aksident tragjik që nënkupton aktivizim padashje të bombës nga ana e ndonjë fëmije dhe se nuk ka informata se si kjo bombë ka arritur në shtëpinë përplot me fëmijë ku është edhe aktivizuar, njofton Televizioni Koha.

Përndryshe, kjo lagje vite me radhë është e getoizuar dhe në të jetojnë disa familje rome me mbiemrin Krasniqi, të ardhur në vitet e 70 –ta, nga Kosova. Një pjesë e këtyre familjeve që kanë të rregulluar shtetësinë jetojnë nga ndihmat sociale kurse pjesa tjetër çdo ditë vërehen në rrugët e Tetovës dhe udhëkryqe duke lypur para. Në vendngjarje kanë dalur ekipet e policisë dhe gjykatësi hetuestë cilët punojnë në zbardhjen e plotë të rastit, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *