Home / Lajme / Rajon / Energjia elektrike ua merr jetën 2 personave

Energjia elektrike ua merr jetën 2 personave

Në fshatin Kuç të Shkodrës një vajzë 12-vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije, gjeti vdekjen ndërsa shkeli aksidentalisht në një kabull të linjës 6 mijë volt, i cili ishte këputur dhe kishte rënë në tokë.

Një elektriçist dhe një e mitur kanë gjetur vdekjen gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm si pasojë e rënies në kontak me energjinë elektrike.

Në fshatin Kuç të Shkodrës një vajzë 12-vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije, gjeti vdekjen ndërsa shkeli aksidentalisht në një kabull të linjës 6 mijë volt, i cili ishte këputur dhe kishte rënë në tokë.

Kontakti me energjinë ka qenë fatal për të miturën, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme pa mundur ti jepet ndihma e parë.

Ndërkohë po mëngjesin e sotëm në Lezhë, 65-vjeçari Pashk Tanushi me profesion elektriçist mbeti i vdekur nga kontakti me korentin në një kabinë elektrike.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Zejmen, nga ku mësohet se viktima kishte shkuar në kabinë për të riparuar një defekt, pasi fshati Zejmen vuante nga mungesa e energjisë.

Ndërkohë forcat e policisë së Shkodrës dhe Lezhës po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjeve respektive.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *