Home / Lajme / Maqedoni / Farije Xhemaili kërkon ndihmë (VIDEO)

Farije Xhemaili kërkon ndihmë (VIDEO)

Tetovë, 15 shkurt – Farije Xhemaili 43 vjecare nga fshati Xhepçisht nënë e 2 fëmijëve jetim, që një kohë të gjatë vuan nga diagnozat Discus Herina C6/C7, Discus Hernia Tx8/Tx9, Discus Hernia L3/ L4 dhe L4/L5.

Gjatë tregimit të saj për Televizionin Koha ajo hollësisht tregon se si një gabim mjekësor ja ka shkatëruar shëndetin gjegjësisht e ka lënë në gjendje gati të palëvziëshme. Ajo në vitin 2008 pas një dhimbje në shpinë është udhëzuar për në spitalin klinik të Shkupit ku atje nuk është trajtuar fere si njeri, madje i kanë marrë palcë kurizore duke e bërë që gjendja e saj akoma më shumë të përkeqësohet. Sipas tregimit të saj mjekët ja kanë fshehur diagnozën madje duke i thënë që fletëlëshimin mos tia tregoj asnjë mjeku tjetër.

Zonja Farije duke e parë gjendjen e saj ka kërkuar ndihmë në spitalin Nëna Terezë në Shqipëri por pasi nuk ka pasur para nuk ka mundur që të kurohet atje. Ajo disa herë ka kërkuar ndihmë nëpër mjek por përfundimisht para disa muajsh mjekët e Shkupit i thonë se nuk ka shërim dhe se nuk mund të guxojnë ti kryejnë asnjë operacion. Mirëpo shpresa e zonjës 43 vjecare nuk shuhet këtu ajo ka mundësi shërimi në Turqi madje ajo së shpejti do të filloj me një terapi atje e cila do të kushtoj disa mijë euro.

Zonja Farije sinqerisht ju lutet të gjithë atyre që kanë mundësi për të ndihmuar aq sa munden që ajo të kryej operacionin në Turqi dhe gjendja e saj të përmirsohet dhe të jetë në gjendje të kujdeset për fëmijët e saj jetim dhe për shtëpinë e saj.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *