Home / Lajme / Maqedoni / Fazliu ministrave të BDI-së: E dimë që maqedonishten e flisni më mirë se shqipen (VIDEO)

Fazliu ministrave të BDI-së: E dimë që maqedonishten e flisni më mirë se shqipen (VIDEO)

04 shkurt – Deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu ka thënë se fatkeqësisht vazhdon injorimi i gjuhës shqipe nga ministrat e BDI-së.

“E kishim Fatmir Besimin dhe Tahir Hanin që flisnin maqedonisht, sot t’u bashkëngjitet edhe Blerim Bexheti dhe BDI jo vetëm që do e zyrtarizojnë gjuhën shqipe, (këtë duhet ta harrojmë), por edhe aty ku e kanë të drejtën e gjuhës shqipe, nuk e përdorin.
E dimë që maqedonishten e flisni më mirë se shqipen, nuk është risi kjo, por kjo është vetëm për qytetarët shqiptarë t’i kujtojmë se këta puthadorë, vasal dhe të nënshtruar, kënaqen, ekzaltohen, shpërfytyrohen kur flasin maqedonisht.
Kjo është një dëshmi plus se këta të BDI-së për këto 10 vite aspak nuk kanë qenë të interesuar që ta zyrtarizojnë gjuhën shqipe dhe ta bëjnë atë gjuhë pune në këtë shtet”, tha deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu nga foltorja e Parlamentit.
“Shqiptarët e kanë të qartë se kush është BDI, ata madje po kalojnë mbi dy vite nuk mund ta rregullojnë një çështje teknike në thonjëza për sa i takon diskutimeve të deputetëve shqiptarë ku fatkeqësisht shqiptarët nuk e kanë të drejtën t’i dëgjojnë deputetët e tyre në gjuhën shqipe, por fatkeqësisht i dëgjojnë të dubluara në maqedonisht.
Edhe këtë çështje teknike në thonjëza nuk janë në gjendje ta zgjedhin, edhe qoftë për një minutë nuk ishin në gjendje që t’ia mundësojnë nënkryetares së Parlamentit Suzana Saliu të udhëheqë një herë me një seancë në gjuhën shqipe”, tha Fazliu. Sipas tij, për gjithë këto, grupi parlamentarë i PDSH-së për çdo ditë ka protestuar dhe do të protestojë për këtë mënyrë të nënçmimit të shqiptarëve dhe gjuhës shqipe.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *