Home / Sport / FFM punëson dy shqiptarë

FFM punëson dy shqiptarë

“Dua të falemenderoj gjithë ata që besuan në mua dhe më propozuan për të qenë në këtë pozitë. Falemenderim i madh për nën-kryetarin e FFM-së, z. Muhamed Sejdini i cili angazhohet maksimalisht për të drejtat e shqiptarëve. Unë jap fjalën se me shumë përkushtim do të kryej detyrat e mija për të plotësuar atë që kërkohet nga ne në këtë institucion”, deklaroi Enver Sulejmani.

Enver Sulejmani është emëruar zëvendës-sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ndërsa Kushtrim Luma i bashkohet administratës së FFM-së. Këta janë dy punësimet e reja në Federatën e futbollit vendor, ndërsa janë rezultat i punës dhe insistimit të nën-kryetarit të FFM-së, Muhamed Sejdini. Pas angazhimit të Faton Zylbeharit në postin e zëdhënësit shqiptar në gushttë vitit të kalaur, nën-kryetari Sejdini paralajmëroi edhe dy punësime tjera dhe tani realizon premtimtin e dhënë. “Nëse ju kujtohet një deklaratë e imja kohë më parë, kam sqaruar se 3-4 muajt e parë më janë nevojitur për të parë prej afër situatën brenda në FFM, para se të nis me hapa konkret. T’ju them të drejtën ky ka qenë preokupimi im kryesor gjatë kësaj periudhe. Nëse ne si shqiptarë kemi njerëzit tonë në pozita të caktuara, mendoj se më lehtë mund t’i përmbushim ambiciet. Unë kam besim të madh në z. Sulejmani se me sukses do të kryejë detyrat që priten nga ai, për të kontribuar në arritjen e objektivave tona. Ndërkohë Luma do jetë në pjesën e administratës dhe unë kam besim të plotë se do përballet me sukses me detyrat e tij”, është shprehut nën-kryetari i Federatë së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini. Enver Sulejmani njihet mirë në opinion pasi një kohë të gjatë është i kyçur në futboll, së pari te Shkëndija e Tetovës, ndërsa 10-të vitet e fundit me Renovën. Ai premton se do të japë maksimumin për të punuar në të mirë të futbollit në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti. “Dua të falemenderoj gjithë ata që besuan në mua dhe më propozuan për të qenë në këtë pozitë. Falemenderim i madh për nën-kryetarin e FFM-së, z. Muhamed Sejdini i cili angazhohet maksimalisht për të drejtat e shqiptarëve. Unë jap fjalën se me shumë përkushtim do të kryej detyrat e mija për të plotësuar atë që kërkohet nga ne në këtë institucion”, deklaroi Enver Sulejmani. Me dy punësimet e fundit rritet përfaqësimi i shqiptarëve në Federatën e Futbollit të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *