Home / Lajme / Maqedoni / Filloi faza e tretë e largëpërçuesve Vrutok – Tetovë (VIDEO)

Filloi faza e tretë e largëpërçuesve Vrutok – Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 20 shkurt – Shoqata Aksionare MEPSO filloi me ndërtimin e pjesës së fundit të sekcionit të tretë në dysistemin e ri 110 kilovoltë të largpërçuesit Vrutok – Pollog – Tetovë.

Në këtë fazë të tretë do të ndërtohen gjithsej 38 shtylla, ku në 23 prej tyre kanë filluar punëtimet ndërsa në 15 të tjerë do të fillohet varësisht nga kushtet klimatike. Me përfundimin e kësaj faze do të vendoset për furnizim ky largpërçues në gjatësi prej 33 kilometrave, i vendosur në 133 shtylla në kuadër të projektit në vlerë prej 3 milion euro. Për të parë punët në teren ishte edhe ministri i Ekonomisë Valon Saraqini, i cili tha se ky projekt do të mundësojë furnizim pa problem me rrymë elektrike për rajonin e Pollogut.

‘Bëhet fjalë për një lartë përçues me domethënie të madhe për stabilitetin energjetik të rajonit të Pollogut, që është në gjatësi prej 33 kilometrash. Janë përfunduar dy faza të ndërtimit të lartë përçuesit nga Vrutoku në Tetovë dhe sot bashkë me drejtorin po fillojmë procesin e ndërtimit të fazës së tretë dhe përfundimtare e ndërtimit të lartë përçuesit Vrutok Tetovë’, tha Valon Saraqini – ministër i ekonomisë.

Me këtë sistem të ri do të zgjidhet problemi për 10 vite e ardhëshme të furnizmimit me energji elektrike , tha drejtori i MEPSO-s, Sinisha Spasov. Sipas tij, pas përfundimit të punëve përgatitore kah mesi i prillit pritet që të fillohet me ndërtimin e një largpërçusi 110 kilovolt, në trasën ekzistuese Shkup – Jugohrom – Tetovë në gjatësi prej 48,6 klimetra me një investim prej 3.9 milion euro.

Punimet rreth këtij projekti pritet të përfundojnë në shtator të këtij viti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *