Home / Lajme / Maqedoni / Filloi grumbullimi i 100 mijë nënshkrimeve (VIDEO)

Filloi grumbullimi i 100 mijë nënshkrimeve (VIDEO)

Tetovë, 13 shkurt – Ashtu edhe siç ishte paralajëmruar prej ditës së enjte ka filluar grumbullimi i 100 mijë nënshkrimeve nga ana e Lidhjes së Diasporës Shqiptare në Maqedoni për të kushtëzuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO me sjelljen e ligjit për ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Përfaqësuesi i LDSHM-së për Maqedoni Beism Hoda, tha se të enjten me fillim në ora 10.00 janë hapur të gjitha pikat për grumbullim të nënshkrimeve përveç në Kërçovë dhe Shkup për shkaqe teknike.

“Përndyshe procesi shkon në rregull dhe ka shumë të interesuar që dëshirojnë të nënshrkuajnë këtë peticion. Shpresojmë se për një kohë të shkurtë do të arrijmë numrin prej 100 mijë nënshrkimeve” tha Besim Hoda përfaqësuesi i autorizuar i peticionit. Ai mes tjerash theksoi se ky proces nuk do të ndalet këtu por me çdo kusht do të këmbëngulin për arritjen e qëllimit.

Sipas tij, Peticioni do të dërgohet në adresë të Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, Komisionit Evropian si dhe Pol Uollers ambassador i SHBA-ve në Maqedoni dhe Aivo Orav ambasador i BE-së në Maqedoni.

Poashtu të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi që të nënshkruajnë në peticion edhe në mënyrë elektronike.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *