Home / Lajme / Maqedoni / Fillojnë punimet në autostradën Kërçovë-Strugë (VIDEO)

Fillojnë punimet në autostradën Kërçovë-Strugë (VIDEO)

Kërçovë, 22 Shkurt – Është hedhur sot në Izvori të Kërçovës, gurthemeli për autostradën e re Kërçovë Ohër, në gjatësi prej 57 kilometrash.

E njëjta do të kushtojë afër 400 milion euro, ndërsa pritet të përfundojë pas katër vitesh. Punët për autostradën në fjalë i realizon firma kineze Sino Hidro, ndërsa si nënkontraktues të kësaj firme, do të jenë edhe firmat e ndërtuimtarisë nga vendi jonë.

“Unë vitet e kaluara ndërtuam vërtetë shumë, ndërtuam shumë rrugë rekonstruuam dhe zgjeruam rrugë ndërtuam diga dhe ura stadiume dhe salla sportive teatro muze e shkolla por asnjëri nga këta projekte nuk ka qenë as për së afërmi i vlefshëm në bazë të vlerës së investimit sa kushton ndërtimi i kësaj autostrade Kërçopvë Ohër. Investimi i këtij projekti kapital, kap vlerën e 375 milion eurove, me çkaky është investimi më i lartë infrastrukturor në 50 vitet e fundit në Republikën e Maqedonisë”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

Ambasadori Kinez në vendin tonë ka përshëndetur këtë projekt, duke shpresuar se kryerësit e punëve do ia dalin në bashkëpunim me qeverinë ta realizojnë në kohë dhe në mënyrë kualitative këtë projekt.

“Unë besoj sinqerisht se projekti do vete mbarë me një përkrahje bashkë nga populli dhe qeveria e Maqedonisë, dhe shpresoj se kontraktuesit do kenë kujdes projektin dhe do e marrin me përgjegjësi dhe mbarësi këtë projekt , si dhe ta përfundojnë tërë programin në kohën e paraparë dhe me kualitetin e paraparë”, u shpreh Ambasadori i Kinës në Maqedoni.

Evenimentin e sotëm e ka bojkotuar kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, i cili në shenjë revolte për mos respektimin e gjuhës shqipe në mbishkrimet e projektit bashkë me këshilltarët komunal është larguar nga vendi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *