Home / Lajme / Maqedoni / Fillon ndërtimi i autostradës Shkup – Shtip

Fillon ndërtimi i autostradës Shkup – Shtip

Shkup, 21 Shkurt – Aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e autostradës Milladinoc – Shtip do të fillojnë sot me vendosjen e gur-themelit në vendin “Tre çezma”, rrethina e Shtipit.

Autostrada do të jetë e gjatë 47 kilometra, ndërsa e gjerë 29 metra, me nga dy korsi nga të dy anët dhe një korsi plotësuese për ndalesë.

Investimi është 206 milionë euro, që shteti i siguroi me kredi përmes Eksim bankës kineze, me afat të pagesës prej 20 vite, pesë vite grejs periudhë dhe normë interesi prej 2 për qind pikë.

Autostradën e re do ta ndërtojë kompania kineze “Sinohidro Korporation Limted”, me të cilën Qeveria nënshkroi marrëveshje në dhjetor të vitit të kaluar. Kompania kineze, e cila duhet ta ndërtojë edhe autostradën Kërçovë-Ohër, në gjatësi prej 56 kilometrash, është e obliguar të angazhojë prodhues nga Maqedonia për të paktën 49 për qind nga punët e parapara dhe të furnizojë të paktën 49 për qind materiale ndërtimore nga Maqedonia. Realizuesi dhe prodhuesit gjatë ndërtimit janë të obliguar që të angazhojë për punë minimum 51 për qind shtetas të Maqedonisë.

Me ndërtimin e dy autostradave të reja pritet intensifikimi i zhvillimit ekonomik në të gjitha rajonet e shtetit, zhvillim të turizmit dhe zvogëlim të kohës për udhëtim dhe rritje të sigurisë në komunikacion.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *