Home / Lajme / Maqedoni / Fondi i sigurimit shëndetësor edhe në Komunën e Bogovinës (VIDEO)

Fondi i sigurimit shëndetësor edhe në Komunën e Bogovinës (VIDEO)

Tetovë, 27 shkurt – Në fshatin Kamjan të komunës së Bogovinës të enjten në mënyrë solemne janë hapur zyrat rajonale të Fondit për sigurim shëndetësor.

Zyrat e këtij fondi janë vendosur në ishj objektin e komunës ndërsa të njejtat janë inauguruar nga ana e drejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor Xhemali Mehazi dhe kryetarit të komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi. “Ne sot qytetarët e komunës së Bogovinës nuk do të kemi nevojë të udhëtojmë deri në tetovë për çështjen e sigurimit shëndetësor por të njejtat shërbime do t`ju ofrohen në zyrën rajonale në objektin e komunës në Kamjan. Kjo zyrë do të implementojë të drejtat dhe obligimet e sigurimit të obliguar shëndetësor, ka për qëllim të kryejë aktivitete të interesit publik dhe të implementon politikën për zhvillimine shnëdteësisë në lidhje me sigurimin e obliguar shëndetësor”, tha Hazbi Idrizi, kryetar i komunës së Bogovinës.

Drejtoriti Fondit për Sigurim Shëndetësor Xhemali Mehazi tha se hapja e këtyre zyrave ka për qëllim që të lehtësojë punën e sporteleve në Tetovë dhe njëkohësisht të jetë sa më afër qytetarëve të komunave rurale në Pollog. Sipas tij, fluksi i qytetarëve ka qenë i madh para sporteleve në qytetet kryesore si në Tetovë, Gostivar poashtu edhe në qytet tjera. “Të gjitha shërbimet që oforhen në Tetovë, tashmë oforhen edhe në këto sportele në komunën e Bogovinës. Të gjitha regjistrimet dhe ç`rregjistrimet, lajmërimet e puntorëve dhe ç`lajëmrimet e tyre nga ana e punëdhënësve mund të behen edhe në rrugë elektronike. Aplikimet për Kartela Elektronike Shëndetësore mund të bëhen në këto sportele pra të gjitha shërbimet që kanë qenë në tetovë mund të bëhen edhe këtu në zyrat në fshatin Kamjan për qytetarët e fshatit Bogovinë”, tha Mehazi.

Numri një i FSSH Xhemali Mehazi tha se në të ardhmen fondi do të hap zyra edhe në komuna tjera rurale në rajonin e Pollogut.”Krahas atyre në Shkup që tashmë funskionojë, ne jemi në bisedime për të filluar me të njejtat në komunë e Zhelinës, Bërvenciës dhe tearcës. Jemi në bsiedime me kryetarët e komunave dhe besoj se shumë shpejt edhe në këto komuna do të hapen sportele të fondit për sugurim shëndetësor”, tha Mehazi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *