Home / Lajme / Rajon / FOTO LAJM: Fotografia që vërteton shpënguljen e shqiptarëve nga Medvegja

FOTO LAJM: Fotografia që vërteton shpënguljen e shqiptarëve nga Medvegja

Medvegjë, 15 shkurt – Foto që shihni, tregon më së miri përmasat e shpëërnguljes së popullatës shqiptare nga trojet e veta etnike në Medvegjë. Dikur kjo komunë ishte me shumicë shqiptare e sot, ato mund të numërohen me gishta. Kjo fotografi është realizuar në shkollën e fshatit Svircë të komunës së Medvegjës.

Mësuesi ka në klasë vetëm këta dy fëmijë për të mësuar. Vlerësohet se shumica e shqiptarëve janë shpërngulur drejt shtetëve të perëdimit, por ka shumë të tjera që janë duke emigruar edhe drejt Kosovës. Mungesa e zhvillimit ekonomik, situata e brishtë e sigurisë, papunësia e madhe, janë disa nga faktorët të cilët po ndikojnë në shpërnguljen masovike të shqiptarëve nga Lugina. Më e rrezikuara pas Medvegjës mbetet Bujanoci.

Nëse vazhdohet me trendin e tanishëm të ikjes së shqiptarëve nga komunat në jug të Serbisë, për disa vite këto troje do të mbeten të shqiptarëve vetëm në shënimet historike. Në Medvegjë që në regjistrimin e viti 2002 jetonin 2.816 shqiptarë, tashmë në këto vatra stërgjyshore jetojnë pak më tepër se 500 shqiptarë. Statistikat e numrit të shqiptarëve në Serbi pasqyrojnë qartë numrin e banorëve në vite.

Në vitin 1981 ishin regjistruar 76.298 shqiptarë, me vlerësimet e regjistrimit të vitit 1991 numri i shqiptarëve ishte rritur me rreth 2 mijë, gjithsejtë 78.291. Mirëpo, regjistrimi i vitit 2002 tregon se në këto komuna numri i shqiptarëve ka rënë me mbi 17 mijë qytetarë, duke mbetur në Luginë gjithsejtë 61.247 banorë shqiptar. Në këtë regjistrim nuk janë përfshirë banorët e këtyre komunave të cilët në botën e jashtme kanë qëndruar mbi 1 vit, edhe atë në Preshevë, 13 mijë, në Bujanoc rreth 11 mijë dhe në Medvegjë rreth 3 mijë qytetarë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *