Home / Lajme / Maqedoni / Fuere: Ska integrim pa ndryshim të sjelljes së qeverisë (VIDEO)

Fuere: Ska integrim pa ndryshim të sjelljes së qeverisë (VIDEO)

Tetovë, 05 shkurt – Ish ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni Ervan Fuere, gjatë një ligjërate në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë ka kritikuar qeverinë për qasjen e saj ndaj shumë çështjeve të rëndësishme që janë bazë për integrimin e vendin në BE.

Sipas tij, derisa qeveria përzihet në punën e gjyqësisë, mungon liria e shprehjes sidomos liria e mediave është në nivel të ulët, mosrespektimi i komuniteteve më të vogla etnike kanë bërë që Maqedonia të mos shënojë përparim në këtë drejtim dhe nëse këta qasje nuk përmirësohen dyert e Bashkimit Evropian do të jenë të mbyllura. Ka shumë shembuj të arritjes së suksesit, Sllovenia është një shembull i mirë, nuk ka arsye pse të mos jetë njëjtë këtu, por përderisa qeveria e Maqedonisë nuk e ndryshon mënyrën e sjelljes, për fat të keq kjo nuk do ndodh.Duhet të forcohet pavarësia e gjyqësorit, gjë kjo që nuk ekziston si duhet të jetë, po ashtu çështja e lirisë së shprehjes, sepse ky është një shtet me bagazh jo të mirë në lirinë e mediave dhe çështja e të drejtave dhe lirive të njeriut”, tha Fuere.

Ish Ambasadori i BE-së në Maqedoni, nënvizoi se Shqipëria, Kosova dhe Sërbia po shënojnë progres në shumë drejtime duke qenë model të përparimit për vendet tjera.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *